Murati: Buxheti i ushtrisë është katërfishuar në pesë vitet e fundit

Aktuale

Murati: Buxheti i ushtrisë është katërfishuar në pesë vitet e fundit

Më: 8 shtator 2025 Në ora: 21:40
FSK

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se buxheti për ushtrinë është katërfishuar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, duke marrë kështu prioritet maksimal në vetëm pesë vjet.

Sipas tij, rritja e ndjeshme e financimit ka bërë që të tejkalohet edhe plani i tranzicionit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Murati ka kujtuar se me qeveritë e kaluara shpenzimet për ushtrinë nuk kishin kaluar kurrë nivelin prej 50 milionë eurosh, gjë që sipas tij, tregon qartë ndryshimin e qasjes ndaj forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Image
Grafika

Në publikimin e tij, ministri ka paraqitur edhe një grafik krahasues që pasqyron trendin e buxheteve të ndara për ushtrinë ndër vite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat