Rreth 20 mijë qytetarë të Kosovës mësyjnë bregdetin vetëm të shtunën

Aktuale

Rreth 20 mijë qytetarë të Kosovës mësyjnë bregdetin vetëm të shtunën

Më: 14 shtator 2025 Në ora: 08:31
Kolona në kufi me Shqipëri

Edhe fundjavën e dytë të shtatorit në pikën kufitare të kalimit në Morin duket se ka fluks lëvizjesh të automjeteve.

Janë shqiptarët e Kosovës ata që e zgjedhin më shumë bregdetin e Shqipërisë dhe tashmë e shfrytëzojnë çdo fundjavë.

Sa i përket çmimeve për këtë vit në bregdetet shqiptare, ka opinione të ndryshme, raporton rtsh.

“Pak më të ulëta“, shprehet një qytetar nga Kosova.

“Atje në Radhimë pak shtrenjtë. Tash të shohim këndej”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat