Kujtim Hajdaj: GUXO me kandidatët më të mirë për t’i shërbyer popullit dhe shtetit

Aktuale

Kujtim Hajdaj: GUXO me kandidatët më të mirë për t’i shërbyer popullit dhe shtetit

Nga: A.SH Më: 6 tetor 2025 Në ora: 07:11
Partia GUXO prezanton kanditatët

Anëtari i Listës “Guxo”, Kujtim Hajdaj, ka deklaruar se partia GUXO do të garojë në zgjedhjet lokale me kandidatët më të mirë për kryetarë komunash dhe asamble komunale, të gatshëm për t’i shërbyer qytetarëve me ndershmëri dhe përkushtim.

Ai ka theksuar se politikanët duhet të jenë të dashuruar në drejtësi e humanizëm, jo në para e pushtet, duke cituar ish-gjeneralin amerikan Wesley Clark

Sipas Hajdajt, GUXO do të angazhohet në komuna si Mitrovicë, Prizren, Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Lipjan, Deçan, Malishevë, Ferizaj e Therandë, me kandidatë si Faton Peci, Haxhi Avdyli, Jeta Statovci, Valon Krasniqi e të tjerë.

Postimi i plotë:

GUXO PËR POPULL DHE SHTET

Partia GUXO i ofron Kosovës kandidatët me të mirë për kryetar të komunave, bartësit me të mirë të listave zgjedhore dhe asambleist tjerë entuziast..., të gatshëm dhe me guxim për t'i shërbyer qytetarëve në komunat e veta përkatëse.

Çdo deputet, përfaqësues i popullit në nivel qendror apo lokal, duhet të marrin me shumë seriozitet këtë thënje të Wesley Clark:

"VENDI I JUAJ KA NEVOJË PËR LIDERË QË NUK JANË TË DASHURUAR NË PARA POR NË DREJTËSI. JO TË DASHURUAR PËR PUSHTET POR TË NGRITUR PËR HUMANIZËM..."

Kur këtu e shtojmë edhe thënien tjetër të madhe të Wesly Clark: "ATA QË DONË TË PASUROHEN ME PARA LE TË MIRREN ME BIZNES POR LE TË QËNDROJNË LARG POLITIKËS. NË POLITIKË VENDI KA NEVOJË JO PËR POLITIKANË BIZNESMEN TË KORRUPTUAR, POR QË JANË NË SHËRBIM TË POPULLIT DHE ATDHEUT TË VET .."

Nëse i kemi parë në të kaluarën shumë politikanë në Kosovë dhe Shqipëri që janë angazhu në politikë për t'u pasuruar përmes politikës, atëherë e kuptojmë mirë pse kemi patë aq shumë korrupsion dhe varfëri të madhe në popull.

Pra, politikanët lider të partive..., ministra, deputetë, kryetarë komunash, asambleist etj..., të gjithë duhet të jenë vet së pari shëmbull i mirë se janë zëri i vërtet i popullit dhe besnik të votuesve të vet, për të qenë në krye të detyrës dhe për t'i shërbyer gjithmonë me besnikëri popullit dhe atdheut tonë, Republikës së Kosovës. 🇽🇰🇦🇱

GUXO DO TË ANGAZHOHET PËR MITROVICËN, PRIZRENIN, PRISHTINËN, PODUJEVËN, GJILANIN, LIPJANIN, DEÇANIN, MALISHEVEN, FERIZAJIN, THERANDEN...,

ME KANDIDATËT:

FATON PECI, HAXHI AVDYLI, JETA STATOVCI, VALON KRASNIQI, ILIR POROSHTICA, ARDIAN BYTYÇI, DEMOKRAT HODOLLI, RABIJE HAKLAJ, NASER ARIFI, ISLAM MORINA...,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat