Të dielën do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë. Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale edhe sot, duke mbajtur tubime dhe takime me qytetarë për të shpalosur planprogramet për qeverisjen katërvjeçare në komuna.
Për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,626 kandidatë, prej të cilëve 206 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë 420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
Sipas njoftimit të subjekteve politike, kjo është agjenda e partive politike për ditën e sotme:
Lëvizja Vetëvendosje
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor. Merr pjesë nënkryetari i Lëvizjes, Glauk Konjufca. (Shkolla Fillore "Ramiz Çokli" Shtërpcë, ora 18:00)
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Parku "Xhevat Kasapi", Rahovec, ora 18:20)
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Shtëpia e Kulturës "Ukë Bytyçi", Suharekë, ora 19:40)
Partia Demokratike e Kosovës
Tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Gjakovës. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Vendi: Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Koha: 18:00
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me gratë e Komunës së Prizrenit. E pranishme do të jetë edhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku. Vendi: Restaurant “Andrra”, Parku i qytetit
Koha: 18:00
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Drenasit. Vendi: Shkolla Fillore “Arif Shala”, Korroticë e ultë, Koha: 20:30
Partia Socialdemokrate
Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, do të prezantojë njërën nga pikat e programit në një konferencë për media. (Sheshi "Zahir Pajaziti", Prishtinë, ora 12:00).
Deri më tani partitë tjera nuk kanë publikuar aktivitetet e parapara për ditën e sotme