Haradinaj: Ju falënderoj për këtë fitore dhe rezultat historik

Aktuale

Haradinaj: Ju falënderoj për këtë fitore dhe rezultat historik

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 20:25
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka falënderuar të gjithë për siç tha ai për këtë, fitore dhe rezultat historik.

Ai falënderoi  çdo garues, çdo komisioner, çdo vëzhgues, çdo njeri që ka kontribuar siç u shpreh ai, për këtë rezultat.

“Dëshiroj t’ju falënderoj për këtë fitore dhe rezultat historik. Çdo garues, çdo komisioner, çdo vëzhgues, çdo njeri që ka kontribuar për këtë rezultat”.

“Ata që sonte e kryen garën, nesër nisjani punës. E pas pak ditësh do t’ia nisin punës edhe kolegët e juaj që më bënë krenar. Urime AAK”, ka shkruar Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat