Policia jep detaje për sherrin në Bathore: Pesë të plagosur, disa të mitur të përfshirë në konflikt

Aktuale

Policia jep detaje për sherrin në Bathore: Pesë të plagosur, disa të mitur të përfshirë në konflikt

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Policia ka dhënë detaje mbi përplasjen në Bathore, ku pesë persona mbetën të plagosur pas një konflikti të ndodhur rreth orës 18:30, në zonën e Pedonales.

Sipas uniformave blu, në ngjarje janë përfshirë disa të mitur dhe dyshohet se sherri ka nisur për motive të dobëta.

Të plagosurit kanë marrë dëmtime të lehta me thikë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar disa persona dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat