Numërimi i votave në Dragash ka përfunduar.
Nga rezultatet e publikuara nga KQZ, kjo komunë shkon në balotazh.
I pari ka dal Bexhet Xheladini nga radhët e LDK-së me 5435 vota apo 43,98 për qind, transmeton “Bota sot”.
Kursi, i dyti është Shaban Shabani nga PDK, me 3507 vota apo 28,38 për qind.
Ndërsa, Filiz Mustafa e LVV-së e treta me 16,82 për qind apo 2079 të votave.