Rezultati që përmbysi sondazhet, vetëm 28 vota dallim mes Arian Tahirit e Faton Pecit në Mitrovicë

Aktuale

Rezultati që përmbysi sondazhet, vetëm 28 vota dallim mes Arian Tahirit e Faton Pecit në Mitrovicë

Më: 13 tetor 2025 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Një garë jashtëzakonisht e ngushtë po zhvillohet në Mitrovicë, ku diferenca mes kandidatëve kryesorë ndryshoi vazhdimisht me çdo përditësim të rezultateve.

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas numërimit të 98.10% të vendvotimeve, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),  Arian Tahiri ka kaluar  lehtë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Faton Peci

Aktualisht, Tahiri ka 47,89% apo 15,368 Vota, ndërsa Faton Peci 47,80%1 apo 15,340 Vota – një diferencë prej vetëm 28 votash.

Kandidati nga LDK është i treti me 3,57% apo 1,146 Vota dhe ai nga AAK 0,74% apo 237 Vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat