“Mitrovica nuk u thye!”, Avdyli me reagim të fortë pas zgjedhjeve lokale

Aktuale

“Mitrovica nuk u thye!”, Avdyli me reagim të fortë pas zgjedhjeve lokale

Nga: A.M Më: 13 tetor 2025 Në ora: 16:27
Deputeti i Guxo, Haxhi Avdyli

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Mitrovicë, duke theksuar se pavarësisht presioneve dhe interesave të mëdha, qyteti nuk u “thye”.

Sipas tij, raportimet e njëanshme të ditës së djeshme nuk arritën ta cenojnë vullnetin qytetar dhe rëndësinë që ka Mitrovica për të gjithë Kosovën.

Deputeti nënvizoi se mbrojtja e vlerave qytetare dhe institucionale në këtë komunë mbetet prioritet, pavarësisht ndikimeve apo tendencave që synojnë destabilizimin politik të saj, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Mitrovica nuk u thye! Interesat në Mitrovicë janë të mëdha, dhe kjo e arriti kulmin e shpërfaqjes dje nga çfarë dhe si u raportua për rezultatin zgjedhor. Por interesi i Mitrovicës dhe qytetarëve të saj është mbi të gjitha, e bashkë me ju do ta mbrojmë dhe përparojmë atë...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat