Basha pranon Raportin e Progresit, nënvizon avancimin e Kosovës drejt BE-së

Aktuale

Basha pranon Raportin e Progresit, nënvizon avancimin e Kosovës drejt BE-së

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 20:17
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha gjate takimit me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka pranuar sot Raportin e Progresit për vitin 2025 nga Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, duke nënvizuar rëndësinë e rekomandimeve të raportit për përparimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Basha ka vlerësuar se raporti pasqyron zhvillimet e fundit në vend dhe nënvizon hapat e rëndësishëm që Kosova ka ndërmarrë në forcimin e institucioneve, në sundimin e ligjit dhe në konsolidimin e demokracisë.

Ai ka theksuar se vlerësimet pozitive janë dëshmi e përkushtimit të institucioneve për reforma të qëndrueshme dhe për përparim të matshëm.

“Krahas arritjeve, raporti ofron edhe udhërrëfyes për fushat ku duhet të thellojmë përpjekjet tona. Këto rekomandime do të shërbejnë si orientim i qartë për punën e Kuvendit dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në të mirë të vendit. Synimi ynë i qartë dhe i palëkundur është që Republika e Kosovës të bëhet pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Evropian. BE-ja është destinacioni i natyrshëm i Kosovës, sepse aty përkasin vlerat, bindjet dhe aspiratat e qytetarëve tanë”, ka thënë kryeparlamentari Dimal Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat