Sot bëhet varrimi i 25 vjeçares nga Kosova që vdiq tragjikisht në Tetovë

Aktuale

Sot bëhet varrimi i 25 vjeçares nga Kosova që vdiq tragjikisht në Tetovë

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 08:21
Njoftimi

Të premten e 7 nëntorit varroset Daorsa Spahija, 25-vjeçarja nga Gjakova që vdiq mbrëmë në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Këtë e kanë bërë të ditur familjaret e së ndjerës, derisa njoftuan se varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës me fillim nga ora 14:00.

25-vjeçarja ishte studente e nivelit master në Tetovë, derisa ende mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes së saj.

Prokuroria Themelore në Tetovë ka njoftuar se janë intensifikuar hetimet dhe do të ndërmerren të gjitha masat deri në zbardhjen e plotë të rastit, ku shtuan se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale.

Nga ana tjetër, gazetarja Liridona Vejseli ka thënë se viktima kishte pasur vazhdimisht presion fizik dhe psikik nga i dashuri i saj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat