“Nuk kishte prova që Thaçi udhëhiqte UÇK-në”, Hill përfundon dëshminë për sot, ja çka dëshmoi

Aktuale

“Nuk kishte prova që Thaçi udhëhiqte UÇK-në”, Hill përfundon dëshminë për sot, ja çka dëshmoi

Më: 10 nëntor 2025 Në ora: 09:14 Përditësuar në ora: 19:37 më 10.11.2025
Christopher Hill

Çfarë dëshmoi Hill?

Hill dëshmoi për rolin e Hashim Thaçit gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, për rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për bisedimet në Rambuje.

Gjatë dëshmisë së tij, diplomati i pensionuar amerikan tha se Hashim Thaçi nuk kishte rol vendimmarrës dhe se ai nuk e drejtonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se Thaçi nuk ishte në gjendje të merrte vendime në emër të UÇK-së në bisedimet në Rambuje dhe se ai nuk ishte komandat, por “i duhej t’i pyeste komandantët në Kosovë për të dhënë një qëndrim”.

Hill dëshmoi për takimin e tij të parë me Thaçin gjatë vitit 1998, duke e përshkruar atë si njeri që fliste “butësisht dhe në mënyrë të mendueshme”.

“Mu krijua përshtypja se ai ishte më shumë për një mjedis universitar sesa për një mjedis ushtarak”.

Ai gjithashtu e përshkroi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë pa strukturë vertikale dhe pa organizim hierarkik.

Si një i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në Kosovë gjatë luftës, Hill tha se e kishte shumë të vështirë ta gjente një njeri të vetëm që do të fliste në emër të UÇK-së.

Ndërkohë, Hill gjithashtu foli edhe për ish-presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe partinë e udhëhequr nga ai, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai dëshmoi se UÇK-ja nuk donte që Rugova të ishte zëri i Kosovës.

“Në vend që Ibrahim Rugova të ishte zëri i Kosovës, ata donin që vetë të ishin zëri i Kosovës. Mendoj që zëvendësimi i Rugovës si zëri i Kosovës dhe që vetë ata të flisnin për pavarësimin e Kosovës, ishte ndër synimet e tyre”, tha Hill.

Për më tepër, Hill tha se takimin mes Rugovës dhe presidentit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, në vitin 1998 në Beograd, e nxiti SHBA-ja.

“Kur ambasadori [Richard] Holbrooke shkoi në Prishtinë, unë isha me të, dhe u ulëm me presidentin Rugova. Edhe pse nuk e kishim diskutuar këtë paraprakisht, ambasadori Holbrooke tha se ishte ide e mirë nëse Rugova do ta takonte Millosheviqin në Beograd, sepse mendonte se ky takim do të zgjidhte shumë probleme”.

“Unë isha shumë skeptik”, tha Hill.

Hill: Thaçi nuk ishte në pozitë për të thënë "po" në Rambuje

Dëshmia e Hillit tani është e përqendruar rreth bisedimeve në Rambuje më 1999, dhe rolit të Hashim Thaçit në to.

Hill tha se Thaçi nuk e pranoi dokumentin e marrëveshjes për shkak se pavarësia e Kosovës nuk përmendej në të.

I pyetur nga mbrojtja se pse ai nuk e pranonte dokumentin, Hill theksoi: “Thaçi më tha se nëse do ta pranoja, do të më vrisnin sapo të kthehesha në Kosovë”.

Hill tha se Thaçi e kishte thënë këtë në dy raste.

“Unë nuk e pyeta si apo nga kush [do të vritej], por thjesht e kuptova se ai nuk ishte në pozitë për të thënë 'po'”, tha Hill.

Hill: Thaçi nuk ishte personi që e përshkroi Millosheviqi

Hill u pyet nga mbrojtja për pretendimet e udhëheqësit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, lidhur me Hashim Thaçin gjatë një takimi mes tyre në vjeshtën e vitit 1998.

Avokati Misetiq e pyeti Hillin nëse Thaçi ishte “luftëtar i madh dhe kishte marrë pjesë në vrasje” siç pretendonte Millosheviq, gjë të cilën diplomati amerikan e mohoi.

“Jo vetëm që unë vlerësova që Thaçi nuk ishte ai person që e përshkruante Millosheviqi, por nuk kisha dëgjuar këtë gjë nga askush dhe mendoj se është e rëndësishme që kuptohet e gjitha, sepse gjatë gjithë asaj kohe unë kam qenë në kontakt me presidentin Ibrahim Rugova, dhe ai kishte mundësi të shumta t’i denonconte njerëzit me emër por nuk e ka bërë”, tha Hill.

Hill: Thaçi nuk e drejtonte UÇK-në

Tani Hill dëshmoi për takimin e tij të parë me Hashim Thaçin gjatë vitit 1998, duke e përshkruar atë si njeri që fliste “butësisht dhe në mënyrë të mendueshme”.

“Mu krijua përshtypja se ai ishte më shumë për një mjedis universitar sesa për një mjedis ushtarak”, tha Hill për takimin e parë me Thaçin.

I pyetur nëse kishte përshtypjen nëse Thaçi ishte person që kontrollonte UÇK-në, Hill thekoi se nuk kishte bazë për një gjë të tillë.

“Ai ishte në mesin e tre personave që erdhën, të cilët i takova. Por, nuk mu krijua përshtypja se ai ishte një person që në kishte kontroll këtë organizatë të madhe, ose që drejtonte atë. Nuk kishte asnjë bazë për këtë”, dëshmoi ai.

Hill thotë se kontakti i tij i parë me UÇK-në ndodhi në verën e ’98-ës

Hill tha se kontakti i tij i parë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ndodhi në verën e vitit 1998 në Tiranë të Shqipërisë.

“Derisa po punoja me stafin tim dhe të tjerë, duhej të gjenim një zyrtar apo grup zyrtarësh të UÇK-së me të cilët mund të flisnim lidhur me UÇK-në. Duhet të shtoj se kam punuar për një kohë në këtë drejtim pa pasur sukses dhe arritëm në përfundim se nuk kishte një udhëheqje të tillë. Pra, këtu bëhej fjalë për një grup njerëzish në nivel vendor, që ishte përshkrim shumë më i saktë i asaj me të cilën po merreshim ne”, tha Hill, duke iu referuar UÇK-së.

Ai shtoi se në Tiranë takoi “dikë që na e kishin përshkruar si kreun e UÇK-së”.

“Unë dhe kolegët e mi erdhëm në përfundim se ai vepron brenda kësaj lëvizjeje, por nuk mund të flasë në emër të UÇK-së. Ne vazhduam punën për të gjetur njerëz që mund të flisnim si përgjegjës për këtë. Shkuam në verë dhe vjeshtë të ’98-ës në Likoc”, tregoi Hill.

Hill tha se nuk i kujtohej emri i personit të parë nga UÇK-ja me të cilin ishte takuar, por i kërkoi avokatit që e merrte në pyetje për t'i thënë ndonjë emër.

Avokati e pyeti nëse ishte Xhavit Haliti, dhe Hill i tha se “po”.

Hill: Gelbard e quajti UÇK-në “terroriste”, sikur i dha sinjal sulmit serb në familjen Jashari

I pyetur nga mbrojtja nëse ambasadori Gelbard i ishte referuar UÇK -së si organizatë “terroriste”, Hill tha “po”.

Hill shpjegoi se Gelbard ishte bazuar në përvojën e tij në Amerikën Latine kur e cilësoi të tillë UÇK-në.

“Pati shumë kritika për deklaratën e Gelbard se UÇK-ja ishte organizatë terroriste, dhe kishte fjalë se kjo e kishte shpejtuar këtë ngjarje, pra sulmin në familjen Jashari. Gelbard sikurse kishte dhënë dritën jeshile që kjo të ndodhte. Besoj se nuk ka provë për një gjë të tillë, por ajo është diskutuar, nëse i dërguari amerikan e quan UÇK-në terroriste, jep sinjal serbëve të lëvizin kundër tyre”, tha Hill.

Hill shtoi se Gelbard më pas mori qëndrim shumë më të ashpër ndaj serbëve, pasi ndodha ngjarja në Prekaz, dhe përfshiu bisedë të ashpër me Millosheviqin”

“Millisheviqi më pas deklaroi se ai nuk donte të takohej më me Gelbard. Gjithë çështja në maj filloi me fjalimin apo komentet e Gelbard nga përvojat e mëhershme”, tha Hill.

Hill tha se Shtetet e Bashkuara kanë mekanizëm për ta shpallur terroriste një organizatë të huaj dhe se ato nuk e kanë cilësuar të tillë UÇK-në. / REL

Hill: Ishte e vështirë të gjeje njerëz në UÇK që flisnin me autoritet

Hill shpjegoi se ka qenë e vështirë të gjendeshin njerëz në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të cilët mund të flisnin me autoritet.

“Robert Gelbard, i cili kishte mbajtur pozitën që e mora unë pas tij, ai kishte pasur takime me shqiptarë të Kosovës në Zvicër dhe ai kishte dëgjuar se ata ishin udhëheqës të UCK-së. Nuk ka prova që ata ishin udhëheqës të saj”, tha Hill.

Hill: Isha skeptik për takimin Rugova-Millosheviq në Beograd

Hill tha se SHBA-ja e nxiti Ibrahim Rugovën të takohej me Sllobodan Millosheviqin në Beograd më 1998.

“Kur ambasadori [Richard] Holbrooke shkoi në Prishtinë, unë isha me të, dhe u ulem me presidentin Rugova. Edhe pse nuk e kishim diskutuar këtë paraprakisht, ambasadori Bolbrooke ishte ide e mirë nëse Rugova do ta takonte Millosheviqin në Beograd, sepse mendonte se ky takim do të zgjidhte shumë probleme”.

“Unë isha shumë skeptik”, tha Hill.

I pyetur nëse takimi mes Rugovës dhe Millosheviqit kishte ndikim në imazhin që kishte Rugova tek shqiptarët e Kosovës.

“Mendoj se e dëmtoi Rugovën, sepse njerëzit në Kosovë nuk mund të ndihmonte. Unë kisha rezerva se takimi mund të ndihmonte. Ai ishte shumë i shqetësuar, por nuk donte që në takimin e parë me Holbrooke të gjendej në një situatë ku refuzonte”, shpjegoi Hill. / REL

Hill tregon se me kë komunikonte në Kosovë dhe Serbi gjatë luftës

Avokati mbrojtës tani vazhdoi me pyetjet e tij rreth komunikimeve të Hillit si i dërguar amerikan në konfliktin e Kosovës.

Hill dëshmoi se ka biseduar me të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë.

“Ka qenë e rëndësishme të bisedonim me palët e ndryshme, të cilat do të ishin pjesë e zgjidhjes ose problemit pastaj. Kam kaluar shumë kohë në përpjekje për të komunikuar me njerëzit qoftë nga pala serbe apo ajo e Kosovës”, tha ai.

I pyetur nga avokati mbrojtës se me kë kishte punuar nga pala serbe, Hill u përgjigj: “Kam punuar me presidentin Sllobodan Millosheviq dhe ekipin e tij, ku përfshiheshin ish-ministri i Jashtëm, zoti Milletinoviq”.

“Nga pala serbe ishte shumë e kufizuar, ishte kryesisht Millosheviq”.

Hill shtoi se për të ka qenë sfidë e madhe ta gjente dikë me autoritet për të biseduar në Kosovë.

“Ishte e vështirë të gjesh njerëz që flisnin me autoritet. Nuk ishte problem të gjeje dikë që jepte mendim, por ishte problem të gjeje dikë që fliste me autoritet. Një prej personave ishte natyrisht, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova”.

“Por, Rugova nuk ishte personi i vetëm me të cilin mund të komunikoje në Kosovë, sepse nuk i përfaqësonte të gjitha pikëpamjet”. / REL

Hill tregon vitin se kur është takuar me ish presidentin Rugova

Diplomati amerikan, Christoher Hill në dëshminë e tij në Hagë tregoi vitin se kur është takuar me ish presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën.

“Nuk kam pasur rast që të përfshihem me liderët, udhëheqësit e Kosovës. Megjithatë po them që duke kthyer 1999-tën, mund të them tani që kam pasur mundësi që të takohem me zotin Rugova në rezidencën e ambasadorit amerikan.

Pra kjo ka qenë biseda, ose takimi im i parë që kam pasur me Ibrahim Rugovën.

Jam takuar më pas me të në maj të vitit 1998”, tha ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat