Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas zhvillimeve politike në Mitrovicë, derisa u raportua pas numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në këtë komunë.
Ai akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) se po përpiqet të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve përmes sistemit të drejtësisë, përcjell “Bota sot”.
“PDK-ja pas humbjes në Mitrovicë po përpiqet ta kthejë rezultatin përmes prokurorisë. Ka marrë fund kjo punë, qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre,” ka deklaruar Bajqinovci.
Ai ka shtuar se kjo nuk është hera e parë që PDK, sipas tij, kërkon shpëtim në institucione pas humbjeve elektorale.
“Zakonisht kur humbin, e kërkojnë shpëtimin te Gjykata Kushtetuese ose te prokuroria. Por këtë herë, as sistemi nuk mund t’ua kthejë atë që populli ua ka marrë,” ka thënë ai.