Prishtinë: Alarmi për bombë rezulton i rremë, mjeti i dyshuar nuk ekzistonte

Aktuale

Prishtinë: Alarmi për bombë rezulton i rremë, mjeti i dyshuar nuk ekzistonte

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 07:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbrëmë në lagjen “Pejton” të Prishtinës, Policia e Kosovës u njoftua për një mjet të dyshimtë.

Megjithëse, pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, alarmi për bombë doli të jetë i rrejshëm.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në lagjen Pejton në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se nuk ka pasur mjet të dyshuar shpërthyes”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat