“Fantazma” në rrugët e Kosovës, KMShK ka një thirrje për mediat

Aktuale

“Fantazma” në rrugët e Kosovës, KMShK ka një thirrje për mediat

Më: 12 janar 2026 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka bërë thirrje që mediat të jenë të kujdesshme në raportimin e përmbajtjeve që qarkullojnë në internet, pas rasteve të disa raportimeve për një “fantazmë” që “shëtitet” në rrugët e Kosovës.

KMShK njofton se këto raportime janë të pasakta dhe bëhet fjalë për përmbajtje të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (AI).

Këshilli ka pranuar shqetësime nga qytetarët lidhur me këto përmbajtje, duke vënë në dukje se shpërndarja e tyre mund të shkaktojë panik të panevojshëm.

KMShK bën thirrje që raportimet të jenë të verifikuara, korrekte dhe të bazuara në Kodin e Etikës, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë në media për të shmangur keqinformimin e publikut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat