Durmishi del në terren, shikon nga afër punimet për sanimin e autostradës “Ibrahim Rugova” pas reshjeve të fundit

Aktuale

Durmishi del në terren, shikon nga afër punimet për sanimin e autostradës “Ibrahim Rugova” pas reshjeve të fundit

Më: 12 janar 2026 Në ora: 21:09
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se ka dal në terren për të parë nga afër punimet që po bëhen në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ pas reshjeve të fundit të cilat kanë shkaktuar rrëshqitje dheut.

“Sonte isha në terren për të parë nga afër punimet e sanimit emergjent dhe të përkohshëm të rrëshqitjes së shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka njoftuar se ndërhyrja u realizua me shpejtësi, me qëllim që autostrada të mos bllokohej në asnjë moment dhe qarkullimi të zhvillohej sa më i lehtë dhe i sigurt.

“Po ashtu, jemi në fazën finale të nënshkrimit të kontratave për sanimin e plotë dhe të përhershëm të të gjitha rrëshqitjeve në autostradën “Ibrahim Rugova””, ka shkruar në njoftim Durmishi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat