Maqedonci, Wikoff dhe Ulutash flasin për sigurinë në Kosovë

Aktuale

Maqedonci, Wikoff dhe Ulutash flasin për sigurinë në Kosovë

Më: 13 janar 2026 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Wikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Ata kanë diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimi me KFOR-in.“

“Diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së dhe bashkëpunimin me KFOR-in.

Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si dhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO”, shkruan Maqedonci në “facebook”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat