Përfaqësuesi i BE-së për Dialog nesër viziton Kosovën, takohet me Osmanin

Aktuale

Përfaqësuesi i BE-së për Dialog nesër viziton Kosovën, takohet me Osmanin

Më: 13 janar 2026 Në ora: 18:42
Përfaqësuesi i BE-së për Dialog, Peter Sorensen dhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, 17 march 2025

Përfaqësuesi i BE-së për Dialog, Peter Sorensen, të mërkurën do të qëndrojë në Kosovë.

Këtë e bëri të ditur Presidenca, e cila njoftoi se Vjosa Osmani do të takohet me të në orën 10:00.

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin e BE-së për Dialog, Peter Sorensen”, u tha në njoftimin e Presidencës.

Takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat