Procesi i rinumërimit të votave përfundon, ja rezultatet

Aktuale

Procesi i rinumërimit të votave përfundon, ja rezultatet

Më: 13 janar 2026 Në ora: 19:51 Përditësuar në ora: 10:20 më 31.01.2026
Foto ilustrim

Shpallen rezultatet përfundimtare, ky është rezultati i partive kryesore

Kryetari i Komisionit Qendror tw Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Rezultati për subjektet kryesore që kanë marrë pjesë në zgjedhje:

Lëvizja Vetëvendosje 51.10%

PDK 20.19%

LDK 13.24%

AAK 5.50%

Lista Srpska 4.49%

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi i 2,557 vendvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/  në hapësirën QNR > Rinumërim, janë paraqitur rezultatet pas rinumërimit. 

KQZ mori këto vendime për rinumërim me qëllim të të garantimit të saktësisë së rezultateve zgjedhore dhe për të siguruar që vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës të regjistrohet dhe të reflektohet në mënyrë të saktë, ashtu siç është shprehur prej tyre në fletëvotime.  

Shpallja e rezultateve dhe ndërmarrja e hapave të mëtejmë do të bëhet nesër, gjatë mbledhjes së KQZ-së. 

​Sonte përfundon rinumërimi, nesër shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë nesër, në ora 10:00, mbledhjen e radhës, në të cilën në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Procesi i rinumërimit të gjithsej 2,557 vendvotimeve, i cili ka nisur më 13 janar, pritet të përmbyllet sonte, më 30 janar. Aktualisht, sipas KQZ-së, kanë mbetur për t’u rinumëruar më pak se 50 vendvotime.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit po shkon drejt përfundimit dhe pritet të mbyllet gjatë ditës së sotme, duke krijuar kushtet për shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të mbajë mbledhje e radhës, ku në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025.

Mbledhja do të mbahet nga ora 10:00.

Kështu ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se nesër (e shtunë, 31 janar 2026, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025. Procesi i rinumërimit të 2,557 vendvotimeve, i filluar më 13 janar, pritet të përmbyllet sonte, më 30 janar.”, ka thënë Elezi.

Ndërkohë, procesi i rinumërimit të 2,557 vendvotimeve, i filluar më 13 janar, pritet të përmbyllet sonte, më 30 janar.

Aktualisht, kanë mbetur të rinumërohen më pak se 50 vendvotime.

KQZ pritet që sot ta përmbyllë rinumërimin e votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke planifikuar që procesin e rinumërimit të vendvotimeve ta përmbyllë sot, më 30 janar.

“Nga fillimi i këtij procesi (13 janar) dhe deri në përfundimin e ditës së enjte (29 janar) janë rinumëruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime.

Pra, kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 143 vendvotime që i takojnë 4 komuave të fundit nga ky process, si Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë.

Ky proces, planifikohet të përmbyllet gjatë ditës së sotme”, ka konfimuar për RTKLive zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Mbi 90% e votave të numruara, ky është rezultati

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e enjte, 29 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 90.97% apo 2,326 nga 2,557 vendvotime.

Sipas rezultateve, prin LVV-ja me 49.17%, pastaj PDK-ja me 21.38%.

Në vendin e tretë rënditet LDK-ja me 12.73% dhe AAK-ja me 5.76%.

“Mbeten edhe 312 vendvotime”, procesi i rinumërimit drejt fundit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur  se janë rinumëruar rreth 88% apo 2,245 nga 2,557 vendvotime.

” Pra, numri i përgjithshëm i komunave që deri më tani kanë përmbyllur rinumërimin janë 34.

Ndërkaq kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 312 vendvotime që i takojnë 4 komuave të fundit nga ky proces”, tha ai.

Numërohen mbi 85 % e votave, ky është rezultati

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Deri më tani janë numruar 85,41% të votave apo 2,184 kuti nga 2,557 sa janë në total.

Në bazë të rezultateve LVV-ja prinë me 48.57% të votave.

Pas VV-së në pozitën e dytë rënditet PDK-ja me 21.85% pastaj LDK-ja me 12.10% dhe AAK-ja me 5.91%.

Mbyllet procesi i rinumërimit në 32 komuna

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se është myllur procesi i rinumërimit të votave në 32 komuna.

Elezi për media tha se kanë mbetur për t’u rinumëruar më pak se 401 vendvotime.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 28 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar rreth 85% apo 2,156 nga 2,557 vendvotime. Pra, numri i përgjithshëm i komunave që deri më tani kanë përmbyllur rinumërimin janë 32, ndërkaq kanë mbetur për t’u rinumëruar më pak se 401 vendvotime që i takojnë 6 komunave tjera”, tha Elezi.

Përmbyllet rinumërimi i votave në 30 komuna të Kosovës

Është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave në 30 komuna të Kosovës.

“Në QNR rinumërohen mbi 80% apo 2,061 nga 2,557 vendvotime, 30 komuna përmbyllin procesin”, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 28 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar mbi 80% apo 2,061 nga 2,557 vendvotime.

Njoftimi: 

Në QNR rinumërohen mbi 80% apo 2,061 nga 2,557 vendvotime, 30 komuna përmbyllin procesin

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 28 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar mbi 80% apo 2,061 nga 2,557 vendvotime.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat