KESCO: Furnizimi me energji elektrike është stabilizuar

Aktuale

KESCO: Furnizimi me energji elektrike është stabilizuar

Më: 14 janar 2026 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

KESCO njofton konsumatorët se furnizimi me energji elektrike është stabilizuar, pas normalizimit të gjendjes në sistemin elektroenergjetik dhe zbatimit të masave të koordinuara për balancimin e ngarkesës.

Rritja e prodhimit vendor ka kontribuar në stabilizimin e gjendjes, pas kthimit të bllokut B1 në funksion. Megjithatë, kërkesa për konsum vazhdon të jetë e lartë dhe KESCO po vazhdon mbulimin e kërkesës përmes importit, pavarësisht sfidave dhe kërkesës së rritur në treg, veçanërisht në këtë periudhë kur energjia elektrike është e nevojshme edhe për shtetet e tjera të rajonit dhe kërkesa në treg është e lartë.

KESCO vazhdon të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar energji elektrike dhe për të mbajtur furnizimin sa më të qëndrueshëm dhe stabil për konsumatorët.

KESCO falënderon konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, dhe apelon që të vazhdojë kursimi i energjisë elektrike, veçanërisht në orët e pikut, për mbarëvajtjen e sistemit dhe për të mbështetur një furnizim sa më të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët. Ne mbetemi të përkushtuar që, në koordinim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse dhe partnerët e sektorit, të sigurojmë furnizim të qëndrueshëm dhe stabil.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat