Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij në Prishtinë

Aktuale

Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij në Prishtinë

Më: 14 janar 2026 Në ora: 22:55
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij në Prishtinë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka qëndruar të mërkurën në Kosovë, në vizitën e tij të parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Sorensen ka zhvilluar takime me përfaqësues institucionalë, ndërsa ka takuar edhe komandantin e misionit të KFOR-it, gjeneral major Ozkan Ulutaş.

Sipas njoftimit të misionit të NATO-s në Kosovë, në takim është diskutuar bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe Bashkimit Evropian, me fokus të veçantë në mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Gjeneral Major Ulutaş theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm të KFOR-it me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftim.

Vizita e Sorensenit vjen në një periudhë të ndjeshme politike pas zgjedhjeve, ndërsa dialogu Kosovë–Serbi mbetet një nga proceset kyçe për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat