Shifra befasuese: Kandidatit të PDK-së i hiqen 3,000 vota në Prizren

Aktuale

Shifra befasuese: Kandidatit të PDK-së i hiqen 3,000 vota në Prizren

Më: 17 janar 2026 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Vota për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren në zgjedhjet e 28 dhjetorit është devijuar ndjeshëm në numërimin e parë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga procesi i rinumërimit të 109 vendvotimeve deri tash, vetëm në këtë komunë janë të paktën pesë kandidatë me më shumë se nga 1000 vota të numëruara rrejshëm paraprakisht.

Listës i prin Fetah Paçarizi.

Image
Tabela

Në rinumërimin e deritashëm ai del se në Qendrën Komunale të Numërimit kishte përfituar 3334 vota më shumë se që kishte në realitet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat