Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën politike

Aktuale

Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën politike

Më: 6 shkurt 2026 Në ora: 17:51
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend.

Sipas njoftimit nga LDK, gjatë takimit, Abdixhiku ka paraqitur qëndrimin e LDK-së lidhur me situatën politike dhe ka theksuar domosdoshmërinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe funksionale, në përputhje me pritjet e qytetarëve.

“Kryetari Abdixhiku theksoi nevojën urgjente për stabilitet institucional dhe përgjegjësi politike, duke nënvizuar pritjet e qytetarëve për një shtet që u shërben atyre, garanton zhvillim dhe mirëqenie”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se, Abdixhiku shprehu mirënjohje të veçantë për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë dhe vazhdon të japë për Kosovën, në të gjitha fazat e zhvillimit dhe konsolidimit demokratik të saj, duke e cilësuar Gjermaninë si një partnere kyçe dhe aleate të rëndësishme të Republikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat