FSK-së kryen ushtrimin 36 orësh, kadetët zhvilluan trajnim praktik në operacione mbrojtëse

Aktuale

FSK-së kryen ushtrimin 36 orësh, kadetët zhvilluan trajnim praktik në operacione mbrojtëse

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 10:39
FSK

Qendra për Studime Universitare (QSU) ka realizuar me sukses një ushtrim 36-orësh fushor, gjatë të cilit kadetët zhvilluan trajnim praktik në operacione mbrojtëse.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se gjatë ushtrimit, kadetët u angazhuan në një sërë detyrash operative, përfshirë fortifikimin e pozicioneve mbrojtëse, operacione zbulimi dhe mbrojtjen e zonës.

Pjesë e këtij ushtrimi ishin edhe tre kadetë nga Kolegji Mbretëror “Saint-Jean” i Kanadasë, të cilët po vijojnë studimet në QSU për një semestër.

Ky aktivitet shërbeu për rritjen e gatishmërisë profesionale dhe përmirësimin e aftësive taktike të kadetëve, duke dëshmuar përkushtimin e QSU-së në përgatitjen cilësore të kuadrove të ardhshme”, thuhet në postim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat