Ministria e Mbrojtjes nënshkruan kontratë me Mercedes

Aktuale

Ministria e Mbrojtjes nënshkruan kontratë me Mercedes

Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 18:05
Foto nga vendngjarja

Ministria e Mbrojtës e Kosovës ka nënshkruar në Munih me kompaninë Mercedes, në kornizat e Konferencës së Sigurisë një kontratë trevjeçare për furnizim me kamionë taktikë, raporton KosovaPress.

Sipas njoftimit, kontratën e ka nënshkruar Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci me Drejtorin e Përgjithshëm të Mercedes-Benz, Dennis Kinzelmann dhe Drejtorin e Shitjeve për sektorin e mbrojtjes, Daniel Zittel.

Ministria e Mbrojtjes njofton se: “Ky partneritet strategjik dëshmon angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes për ndërtimin e bashkëpunimeve të qëndrueshme me prodhues liderë ndërkombëtarë në industrinë e mbrojtjes, me synim rritjen e standardeve të sigurisë, ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë operacionale”.

Ministria pohon se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të flotës ushtarake dhe forcimit të kapaciteteve operacionale të ushtrisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat