Nagavci e Vetëvendosjes jep një kahje të re për zgjedhjen e presidentit

Aktuale

Nagavci e Vetëvendosjes jep një kahje të re për zgjedhjen e presidentit

Më: 3 mars 2026 Në ora: 11:06
Shefja e grupit Parlamentar të VV-së Arbërie Nagavci

Shefja e grupit Parlamentar të VV-së Arbërie Nagavci ka thënë se duhet t’i kenë 80 vota të sigurta në kuti, për zgjedhjen e presidentit.

 “Duhet të jemi të sigurt që ne kemi 80 vota në kuti. E dini që votimi është i fshehtë, e dini situatën si qëndron dhe deklarimet e disa deputeteve, natyrisht mendimet  perosnale janë të rëndësishme, të vlefshme.

Unë I kam thënë publikisht ato. Aktualisht i kemi  deklaratat e partisë, e cila i ka 22 deputetë, që nuk do ta mbështesin një kandidat të caktuar.

Ne kemi pasur një bashkëpunim të cilin e kemi vlerësuar. Jemi munduar që në funksion të përgjegjësive tona, të japim maksimumin, besoj që kemi bërë një punë të mirë. Por tani jemi në një moment, që duhet të kemi 80 vota minimumi”, ka thënë Nagavci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat