Kryeministri Albin Kurti, ka paralajmëruar që pasdite do të ketë një deklarim për media në lidhje me dekretin e presidentes, Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit, raporton KosovaPress.
Kështu tha Kurti derisa u pyet nga gazetarët lidhur me këtë çështje, pas hapjes së ekspozitës “Tri ditë që ndryshuan historinë”. në Kuvendin e Kosovës, të premten.
Ndërkohë, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci në konferencën për media ka thënë se do të dërgojnë në Kushtetuese dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Kujtojmë se presidentja Osmani ka thënë më herët gjatë ditës se neni 86 i Kushtetutës përcakton se presidenti i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual dhe mandati i saj përfundon më 4 prill.