Presidenca dërgon komentet në Kushtetuese në mbrojtje të Dekretit për shpërndarje të Kuvendit

Aktuale

Presidenca dërgon komentet në Kushtetuese në mbrojtje të Dekretit për shpërndarje të Kuvendit

Më: 12 mars 2026 Në ora: 18:31
Ilustrim

Zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina, ka konfirmuar se Presidentja Osmani tashmë ka deponuar në Gjykatë Kushtetuese komentet në mbrojtje të Dekretit të saj për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

“Presidenca i ka dorëzuar komentet e hartuara nga ekipi ligjor i Presidentes në konsultim me një numër ekspertësh me përvojë”, ka thënë Kupina.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme sa i përket Dekretit të Osmanit për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës.

Me këtë, Kushtetuesja ka ndaluar Presidencën që të marrë çfarëdo veprimi dhe Kuvendin e Kosovës gjithashtu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat