Kallas pas kompromisit të Kurtit për Ligjin për të Huajt: U krijua momentum i ri, jam e gatshme të organizoj takim të nivelit të lartë

Aktuale

Kallas pas kompromisit të Kurtit për Ligjin për të Huajt: U krijua momentum i ri, jam e gatshme të organizoj takim të nivelit të lartë

Më: 14 mars 2026 Në ora: 11:24
Kaja Kallas

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka reaguar pasi kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, është pajtuar që të bëjë kompromis me BE-në për të lehtësuar implementimin e Ligjit për të Huajt për serbët e Kosovës.

Kallas ka thënë se kjo krijon një momentum të ri dhe se është e gatshme të organizojë një takim të nivelit të lartë së shpejti.

Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë.

Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike.Faleminderit të gjithëve që u angazhuan në mënyrë konstruktive për ta bërë këtë të mundur.

Duke ecur përpara, zbatimi i marrëveshjeve të kaluara mbetet jetik.Ky progres krijon një moment të ri për Dialogun Beograd-Prishtinë, dhe unë jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, ka shkruar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat