Takim Kurti- Hamza për presidentin, PDK del me kusht: Kërkesa e Kurtit të vijë me...

Aktuale

Takim Kurti- Hamza për presidentin, PDK del me kusht: Kërkesa e Kurtit të vijë me...

Më: 14 prill 2026 Në ora: 14:24
Vlora Çitaku

Vlora Çitaku nga PDK, ka bërë të ditur se kjo parti ende nuk ka pranuar asnjë ftesë zyrtare nga kryeministri Albin Kurti për takim lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ajo ka theksuar se PDK ka vetëm 22 deputetë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa përgjegjësia për sigurimin e shumicës parlamentare bie mbi partitë në pushtet.

“Parlamenti i Republikës së Kosovës ka 120 deputetë. PDK i ka vetëm 22 deputetë. Shumica parlamentare, nëse është e interesuar për ta zgjedhur presidentin, nuk e ka opsion të vetëm bashkëbisedimin apo dakordimin me PDK-në”, ka deklaruar Çitaku.

Sipas saj, zgjedhja e presidentit është një moment shumë i rëndësishëm për demokracinë parlamentare dhe duhet të trajtohet me seriozitetin e duhur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat