“Zgjedhjet e reja të panevojshme, të padrejta dhe pa rezultat”, Nagavci jep shpresë: Besoj se në ditët e mbetura të arrijmë një pajtueshmëri

Aktuale

“Zgjedhjet e reja të panevojshme, të padrejta dhe pa rezultat”, Nagavci jep shpresë: Besoj se në ditët e mbetura të arrijmë një pajtueshmëri

Më: 14 prill 2026 Në ora: 14:27
Arbërie Nagavci

Kryeministri, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të vazhdojë angazhimet e tij për zgjedhjen e presidentit, tha shefja e deputetëve të kësaj partie, Arbërie Nagavci.

Ajo tha se Kurti në ditët në vijim do të mbajë takime, siç tha, për të arritur një pajtueshmëri në Kuvend për të parin e vendit.

Sipas saj, zgjedhjet e reja janë të panevojshme dhe nuk do të sjellin asnjë rezultat të ri, për dallim nga zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit.

“Kryeministri Kurti është duke vazhduar angazhimet e tij dhe besoj se në ditët e mbetura të arrijmë një pajtueshmëri, mbështetje dhe propozime konkrete për zgjedhjen e presidentit... Një palë zgjedhje të reja jo vetëm që janë të panevojshme, por janë të padrejta dhe nuk do të sjellin asnjë rezultat të ri”, tha ajo.

Kuvendi ka afat deri më 28 prill për ta zgjedhur presidentin, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të reja./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat