Kuvendi i Kosovës po shqyrton në lexim të parë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi i ka lutur deputetët, në veçanti ata të Partisë Demokratike të Kosovës që të mos e dërgojnë në Kushtetuese këtë ligj.
Rrustemi: I kisha lut deputetët e PDK-së që të mos e dërgojnë në Kushtetuese Ligjin për Byronë
“I kisha lutur deputetët, sidomos të PDK-së në rastin konkret mos ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetues edhe një herë për të blerë kohë dhe për të na vonuar edhe për 18 muaj”, ka thënë ai.
Më pas i ka replikuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, i cili tha se duhet të ketë konsultime në mes të dy leximeve.
Gruda: Propozimi është i thjesht Adnan – konsultimet në mes dy leximeve
“Propozimi është i thjesht zotëri Adnan, mes dy leximeve ulemi organizojmë konsultim publik, ulemi bashkë dhe adresojmë secilën vërejtje të Gjykatës Kushtetuese, e bëjmë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe vijmë e miratojmë bashkë. Sikur ti di të flas politikisht dhe të bëjë propagandë, unë sot u përmbajta dhe u përpjeka të them atë që është e vërtetë. Nëse po doni ta miratoni ligjin, lejoni konsultimin publik, lejoni diskutimin për ta bërë ligjin sipas Kushtetutës, nëse nuk e lejoni ju po tregoni që që nuk jeni të interesuar për ta miratuar ligjin. Nëse nuk e lejoni konsultimin publik, atëherë po na detyroni të shkojmë në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.
Ai tha se nuk është turp por nder që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
Gruda: Në Kushtetuese është nder me shku, jo turp
“Mos ta paragjykojmë kush ku shkon se në Gjykatë Kushtetuese është nder me shku, nuk është turp. Është nder se është Gjykata Kushtetuese e Kosovës edhe është mbrojtëse e Kushtetutës. Nëse duam rezultat, duhet të koncentrohemi në debat profesional, debatin politik e kemi përfunduar për këtë çështje”, tha ai.