Kurti dhe Abdixhiku pa marrëveshje, dështon oferta për ministri, përplasje edhe për postin e presidentit

Aktuale

Kurti dhe Abdixhiku pa marrëveshje, dështon oferta për ministri, përplasje edhe për postin e presidentit

Më: 20 prill 2026 Në ora: 07:36 Përditësuar në ora: 13:12 më 20.04.2026
Kurti dekarohet pas takimit me Abdixhikut

Kurti: Posa e përfundova takimin me Abdixhikun i dërgova mesazh Bedri Hamzës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se posa ka përfunduar takimin me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka dërguar një mesazh kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

Ai tha se Hamzës i ka thënë se të shohin çfarë mund të bëjnë për të ecur përpara.,

Por, Kurti tha se oferta për bashkëqeverisje që i është bërë LDK-në, ka qenë ekskluzivisht vetëm për LDK-në.

“Posa përfundova këtë takim, i dërgova një mesazh kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza dhe i thash të shohim çfarë është e mundur që të ecim përpara”.

“Por, oferta që u refuzua nga LDK ka qenë eksluzive për LDK-në”, tha Kurti.

Kurti: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, s’ka marrëveshje me LDK-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se bisedimet ndërmjet palëve kanë rezultuar të pasuksesshme.

Kurti tha se asnjë nga ofertat e paraqitura nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është pranuar nga Abdixhiku, duke shtuar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, të cilat sipas tij janë të panevojshme dhe me kosto të lartë për shtetin.

Në këtë mënyrë Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja, të panevojshme, që i humbin kohë shtetit dhe mjete buxhetit të Kosovës.

Së paku 1 milion euro kushtojnë zgjedhjet e reja dhe nuk do të sjellin zgjidhje sepse nuk do ta kemi numrin prej 80 deputetëve për ta bërë kuorumin. Është dashur të përpiqemi më shumë dhe nuk është dashur të refuzohet oferta jonë për qeverisje”, ka deklaruar Kurti.

Kurti: Bisedimet me LDK-në nuk patën sukses, iu ofrova katër ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se bisedimet me Lumir Abdixhikun rezultuan të pasuksesshme.

Ai tha se LDK refuzoi ofertën tonë për bashkëqeverisje.

Kurti tha se i ofruna Abdixhikut pozitën e zëvendëskryeministrin dhe katër ministri.

“Më duhet të konstantoj se bisedimet rezultuan ta pasuksesshme sepse asnjëra nga ofertat nuk u pranua nga kreu i LDK-së. Fillimisht ne ofruam që LDK me bashkëqeverisje ta ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri tjera. Kam kërkuar që Abdixhiku të jetë zëvendëskryeministri im”, ka thënë Kurti. 

​Katër ministri nuk bindin LDK-në, Abdixhiku jep detaje për ofertën e Kurtit

Pa marrëveshje për presidentin ka përfunduar takimi në mes kryeministrit Albin Kurti me kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit tha se nuk do te takohet më me Kurtin, pasi nuk janë pajtuar dhe sipas të gjitha gjasave vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

Ai tregoj edhe ofertën që ia bëri Kurti.

“Kurti më ofroi bashkëqeverisje, katër ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit, por postin e presidentit t’i takojë LVV-së. Ai po ashtu ofroi ndërrim të pozicioneve me kryetarin e Kuvendit”, tha ai.

Sipas tij, presidenti nuk duhet t’i takojë LVV-së. 

S'ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insistonte që posti t’i takojë LVV-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, i cili është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës në kuadër të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit.

Abdixhiku ka thënë se vendi duhet të jetë i përgatitur për zgjedhje të reja nëse nuk arrihet marrëveshje politike, duke theksuar se LDK që nga fillimi ka mbajtur qëndrim të qartë për mënyrën e zgjedhjes së kreut të shtetit.

Duhet të bëhemi gati për skenarin e zgjedhjeve të reja dhe të jashtëzakonshme. Prej fillimit LDK ka qenë e qartë që presidenti s’duhet të jetë zgjatim i qeverisë. S’mund të ketë një qeveri që ka edhe presidentin e një partie, pra t’i ketë tri institucionet”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka shtuar se ka bërë përpjekje për të gjetur zgjidhje, por sipas tij nuk është arritur marrëveshje.

“U përpoqa, provova, por nuk arrita fatkeqësisht. Tani i kthehemi LDK-së dhe misionit të madh të bashkimit të së djathtës brenda partisë”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka kritikuar qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ka pasur insistim që pozita e presidentit t’i mbetet kësaj partie.

“Insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet LVV-së”, është shprehur ai.

Sy më sy, Kurti dhe Abdixhiku nisin takimin për Presidentin

Ka nisur takimi i katërt mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, lidhur me arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e Presidentit të vendit.

Para takimit, kryeministri Kurti ka bërë një deklarim të shkurtër për media..

“Njëherë flasim dhe diskutojmë në takim, pastaj diskutojmë për rezultatet”,  tha Kurti.

Ndërkohë, Kosova ndodhet në tetëditëshin e fundit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, ndërsa 28 prilli është afati i fundit i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Takimi Kurti-Abdixhiku, kryeministri: Do të flasim pas takimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Kuvendin e Kosovës ku pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në përpjekje për të gjetur një zgjidhje rreth çështjes së presidentit.

Para fillimit të takimit, Kurti është pyetur nga gazetarët nëse pritet të arrihet ndonjë marrëveshje sot, por ai ka qenë i rezervuar në përgjigje.

“Do të flasim pas takimit. Një herë flasim e diskutojmë e më pas ju njoftojmë për rezultatet eventuale”, ka deklaruar shkurt Kurti.

Takimi Kurti–Abdixhiku vjen në kuadër të konsultimeve politike për të siguruar një marrëveshje rreth zgjedhjes së kreut të shtetit, në një periudhë kur çështja e presidentit mbetet ende e pazgjidhur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat