Ky është i arrestuari në aksionin te Agjencia Kadastrale, dyshohet për falsifikime dokumentesh
B.Sh., është personi që është arrestuar gjatë aksionit të sotëm te Agjencia Kadastrale.
Kështu bëjnë të ditur burime të medias.
Çështja, mësohet se ka të bëjë me falsifikim dokumentesh në prona publike.
Bastisjet te Agjencia Kadastrale: Një i arrestuar për dallaveret me prona
Një person është arrestuar gjatë aksionit që po zhvillohet nga Policia dhe Prokuroria në Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Siç merr vesh media, aksioni ka të bëjë me pronat.
Sipas informacioneve të para, bastisjet kanë nisur pas hetimit nën dyshimet për veprime të kundërligjshme.
Media do të ju mbajë të informuar lidhur me detajet e reja.
----
Një aksion po zhvillohet të mërkurën në objektin e Agjencisë Kadastrale në Prishtinë.
Sipas informacioneve të para, bastisjet kanë nisur pas hetimit nën dyshimet për veprime të kundërligjshme.
Aksionin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
Shala njoftoi se detajet rreth aksionit do t’i bëjnë të ditura më vonë.