Osmani pas tubimit me LDK-në: Faleminderit për çdo përqafim që na bashkoi

Aktuale

Osmani pas tubimit me LDK-në: Faleminderit për çdo përqafim që na bashkoi

Më: 11 maj 2026 Në ora: 14:11
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas tubimit të mbrëmshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe atmosferën e krijuar gjatë aktivitetit politik.

Përmes një postimi publik, Osmani shprehu mirënjohje për pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e bashkimit për Kosovën.

“FALEMINDERIT për çdo zemër që besoi, për çdo dorë të zgjatur me dashuri, dhe për çdo përqafim që na bashkoi mbrëmë për shtëpinë tonë më të shtrenjtë: Kosovën”, ka shkruar Osmani.

Postimi i saj vjen pas tubimit të organizuar nga LDK-ja, i cili u cilësua si një moment bashkimi politik mes strukturave të partisë dhe listës Vjosa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat