Këta janë mjekët e arrestuar në Vushtrri, dyshohen për ryshfet

Aktuale

Këta janë mjekët e arrestuar në Vushtrri, dyshohen për ryshfet

Më: 13 maj 2026 Në ora: 11:14
Ekrem Sefiu dhe Valdet Rexhepi.

Dy mjekë të spitalit të Vushtrrisë janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”.

Media mëson se bëhet fjalë për Ekrem Sefiun dhe Valdet Rexhepin.

Sipas Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, kirurgu Sefiu në tri raste, ndërsa Rexhepi në pesë raste, kanë kërkuar dhe pranuar para nga qytetarët për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë për të ndaluarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat