KQZ zbulon numrat e partive në fletëvotime për zgjedhje, kjo është renditja e tyre

Aktuale

KQZ zbulon numrat e partive në fletëvotime për zgjedhje, kjo është renditja e tyre

Më: 16 maj 2026 Në ora: 07:23 Përditësuar në ora: 13:46 më 16.05.2026
Foto nga vendi i ngjarjes

KQZ certifikon 902 kandidatë për deputetë të 21 subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka certifikuar 902 kandidatëve të 21 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Kandidatët e certifikuar përfaqësojnë 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur.

Nga ky numër i përgjithshëm i kandidatëve, 593 janë burra dhe 309 gra.

Besnik Buzhala nga Zyra për Regjistrim dhe Certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka treguar që listat e kandidatëve për deputetë janë dorëzuar më 12 maj.

“Në përputhje me planin kohor të aktiviteteve për zgjedhjet që mbahen me datën 7 qershor 2026 periudha e dorëzimit të listave dhe të kandidatëve ka filluar me datën 2 maj 20026 dhe ka përfunduar me datën 12 maj 2026. Gjithsej 21 subjekte politike kanë dorëzuar listat e kandidatëve përmes platformës. Po filloj prej të parës. LVV ka dorëzuar listën me gjithsej 110 kandidatë, lista e kandidatëve është verifikuar në përputhje me nenin 30 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe nga të dhënat e verifikuara rezulton se asnjë kandidat nuk bie ndesh me dispozitat e caktuara të nenit 30 për zgjedhjet e përgjithshme. Zyra i rekomandon KQZ-së që të certifikojë listën me 110 kandidatë të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje… Subjekti i radhës është Partia Demokratike e Kosovës. Subjekti ka dorëzuar listën me 110 kandidatë. Lista me kandidatë është verifikuar në përputhje me nenin 30 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe nga të dhënat e verifikuara rezulton se asnjë kandidat nuk bie ndesh me dispozitat ligjore. Zyra i rekomandon KQZ-së që të certifikojë listën me 110 kandidatë të subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë ai.

KQZ miraton formulat se si do të përbëhen këshillat e vendvotimeve dhe ekipet e numërimit të votave në QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme mori vendim për miratimin e formulës për përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve me Kusht.

Sipas formulës së miratuar, KQZ, në ditët në vazhdim, do të emërojë 214 anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve me Kusht, të cilët do të nominohen nga subjektet politike.

Në ditën e zgjedhjeve, votimi me kusht do të mundësohet në 52 vendvotime, në kuadër të 38 qendrave të votimit.

Në mbledhjen paraprake, përmes procedurës qarkulluese, KQZ ka miratuar formulën për përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve, në të cilat, më 7 qershor do të zhvillohet votimi i rregullt. Sipas formulës së miratuar, KQZ, në vazhdim të procesit, do të emërojë 14,500 anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, 1,110 prej të cilëve, anëtarë rezervë. Anëtarët që do të emërohen, do të përfaqësojnë subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje dhe do të jenë përgjegjëse për përgatitjen dhe administrimin e procesit zgjedhor në vendvotime.

Po ashtu, KQZ mori vendim për miratimin e formulës për përbërjen e ekipeve të numërimit në 38 Qendra Komunale të Numërimit.

Sipas formulës, KQZ, së shpejti do të emërojë 2,064 anëtarë të 508 ekipeve të numërimit, të cilët do të nominohen nga subjektet politike dhe që do të angazhohen në këto qendra për verifikim të rezultateve të subjekteve politike pas numërimit në vendvotime dhe në numërimin e votave të kandidatëve për deputetë.

KQZ miraton dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës

KQZ më dhjetë vota për mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Fletëvotimi i miratuar do të përdoret vetëm për votimin me postë, i cili do të fillojë më 25 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor 2026.

Sipas Rregullores Zgjedhore për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ do të sigurohet që votuesve të regjistruar për votim me postë, t’u dërgojë përmes postës, ndër tjerash, fletëvotimin.

Alban Krasniqi anëtar i KQZ-së, nga radhët e LVV-së, ka thënë folur për këtë pikë duke thënë se është i njëjti format

Është i njëjti format, janë të njëjtat elemente që e përcaktojnë fletëvotimin për nga dukja dhe të themi elementet e sigurisë. Ideja është që të procedojmë sa më parë që të zëmë afatet ne e kemi trajtuar dhe e rekomandojmë për miratim në KQZ”, ka thënë ai.

Radoniqi zotohet për proces profesional zgjedhor

Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, para së të fillojë tërheqja e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit ka thënë se ky aktivitet shënon një moment të rëndësishëm dhe procedura do të zhvillohet në mënyrë të hapur dhe transparente.

“KQZ është duke vazhduar përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe aktiviteti i sotëm bëhet në kuadër të këtyre përgatitjeve. Pas një periudhe të gjatë dhe intensive në procese zgjedhore gjatë vitit të kaluar KQZ mbetet i angazhuar që edhe këto zgjedhje të organizohen në mënyrë profesionale, transparente dhe në përputhje me afatet ligjore ”, ka thënë ai.

Sipas tij, KQZ është duke punuar në të gjitha aspektet organizative dhe teknike të procesit me qëllim që qytetarëve të iu ofrohet një proces i rregullt zgjedhor.

Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke punuar në të gjitha aspektet organizative dhe teknike të procesit me qëllim që qytetarëve të iu ofrohet një proces i rregullt zgjedhor në ditën e votimit brenda dhe jashtë vendit. Gjatë javëve në vazhdim do të organizohen edhe aktivitet të tjera të parapara sipas planifikimeve të KQZ-së përfshirë përgatitjen e materialeve zgjedhore, fletëvotimeve dhe çështje të tjera administrative e teknike. Po ashtu KZQ do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet dhe të gjitha palët e përfshira në proces zgjedhor në mënyrë që secila fazë e përgatitjes të realizohet sipas planifikimeve dhe afateve të përcaktuara”, ka shtuar Radoniqi.

PSD garon me numrin 129 në zgjedhjet e 7 qershorit

Partia Socialdemokrate do të garojë me numrin 129 në zgjedhjet e 7 qershorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën tërheqjen e shortit për renditjen e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 7 qershorit.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë caktuar të mbahen më 7 qershor 2026.

Shkuarja në zgjedhje erdhi pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë presidentin/en e ri brenda afateve kushtetuese.

Pas skadimit të afatit të 28 prillit 2026 pa marrëveshje ndërmjet partive politike për kreun e shtetit, Kuvendi u shpërnda automatikisht.

PDK garon me numrin 125 në zgjedhjet e 7 qershorit

Me numrin 125 Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën tërheqjen e shortit për renditjen e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 7 qershorit.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë caktuar të mbahen më 7 qershor 2026.

Shkuarja në zgjedhje erdhi pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë presidentin/en e ri brenda afateve kushtetuese.

Pas skadimit të afatit të 28 prillit 2026 pa marrëveshje ndërmjet partive politike për kreun e shtetit, Kuvendi u shpërnda automatikisht.

AAK garon me numrin 128 në zgjedhjet e 7 qershorit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë me numrin  128 në zgjedhjet e 7 qershorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën tërheqjen e shortit për renditjen e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kandidat për kryeministër nga AAK-ja, është Ardian Gjini.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë caktuar të mbahen më 7 qershor 2026.

Shkuarja në zgjedhje erdhi pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë presidentin/en e ri brenda afateve kushtetuese.

Pas skadimit të afatit të 28 prillit 2026 pa marrëveshje ndërmjet partive politike për kreun e shtetit, Kuvendi u shpërnda automatikisht.

LVV garon me numrin 116 në zgjedhjet e 7 qershorit

Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me numrin  116 në zgjedhjet e 7 qershorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën tërheqjen e shortit për renditjen e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kandidat për kryeministër nga kjo parti për zgjedhjet e 7 qershorit është Albin Kurti.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë caktuar të mbahen më 7 qershor 2026.

Shkuarja në zgjedhje erdhi pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë presidentin/en e ri brenda afateve kushtetuese.

Pas skadimit të afatit të 28 prillit 2026 pa marrëveshje ndërmjet partive politike për kreun e shtetit, Kuvendi u shpërnda automatikisht.

113 është numri i LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin  113 në zgjedhjet e 7 qershorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën tërheqjen e shortit për renditjen e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kandidat për kryeministër nga LDK-ja është Lumir Abdixhiku.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë caktuar të mbahen më 7 qershor 2026.

Shkuarja në zgjedhje erdhi pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë presidentin/en e ri brenda afateve kushtetuese.

Pas skadimit të afatit të 28 prillit 2026 pa marrëveshje ndërmjet partive politike për kreun e shtetit, Kuvendi u shpërnda automatikisht.

​KQZ-ja sot hedh shortin për renditjen e partive në fletëvotim për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime në zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas njoftimit, kjo ngjarje do zhvillohet duke filluar nga ora 11:00 në Prishtinë.

Në këtë proces do të përcaktohen numrat me të cilët partitë politike do të garojnë në zgjedhjet parlamentare.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje kishte garuar me numrin 116, Partia Demokratike e Kosovës me 130, Lidhja Demokratike e Kosovës me 123, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 129 ndërsa Nisma me 122.

Po ashtu sot, në orën 13:30, në ambientet e KQZ-së, do të mbahet mbledhja e radhës e këtij institucioni, ku në rend të ditës janë çështje të ndryshme përgatitore të këtyre zgjedhjeve.

Në këtë mbledhje, KQZ pritet të certifikojë kandidatët e subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 7 qershorit si dhe të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për votimin jashtë Kosovës.

Sipas afateve të miratuara nga KQZ, fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, e cila do të zgjasë 10 ditë e 7 orë, nuk do të fillojë menjëherë pas tërheqjes së shortit për numrat rendorë në fletëvotim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që periudha e fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar të fillojë më 28 maj dhe të përfundojë në orën 06:59 të mëngjesit të datës 7 qershor 2026, patën deklaruar zyrtarë të KQZ-së.

Ndryshe, më 28 prill është shpërndarë legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Kosovës pasi që ky institucion legjislativ dështoi të zgjedh presidentin e ri të Kosovës sipas afateve zyrtare. Kështu, ushtruesja e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu pas një takimi me përfaqësues të partive politike parlamentare, shpalli ditën e zgjedhjeve të parakohshme për 7 qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat