Ministri Murati: BERZH të rrisë mbështetjen për sektorin privat në Kosovë

Aktuale

Ministri Murati: BERZH të rrisë mbështetjen për sektorin privat në Kosovë

Nga: A.SH Më: 6 qershor 2026 Në ora: 14:30
Hekuran Murati

Ministri në detyrë, Hekuran Murati ka bërë të ditur se përmes videokonferencës mori pjesë në Takimin Vjetor të BERZH-it në Riga të Letonisë, pasi për shkak të zgjedhjeve në Kosovë nuk mund të ishte fizikisht i pranishëm.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me BERZH-in për investime infrastrukturore, reforma integruese drejt BE-së dhe mbështetje më të madhe për sektorin privat.

Postimi i plotë:

Sot isha i ftuar të marrë pjesë në Takimin Vjetor të BERZH-it në Riga të Letonisë.

Mirëpo për shkak se nesër kemi zgjedhje në vendin tonë, e kisha të pamundur të merrja pjesë fizikisht dhe adresimin tim para anëtarëve tjerë e bëra përmes videokonferencës.

Gjatë fjalës sime e theksova rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me BERZH në kuadër investimeve infrastrukturore por edhe reformave që na duhen në procesin tonë integrues me BE-në, si dhe nevojën që BERZH të vazhdojë ta rrisë mbështetjen edhe ndaj sektorit privat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat