Osmani intervistë për mediat franceze, flet për bashkëpunim me të gjitha partitë

Aktuale

Osmani intervistë për mediat franceze, flet për bashkëpunim me të gjitha partitë

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 21:29
Vjosa Osmani

Vjosa Osmani në një intervistë për France24 ka kundërshtuar një deklaratë të gazetarit që e cilësoi UÇK-në si “separatiste”, duke theksuar se ajo ishte forcë çlirimtare.

“Sot është 12 qershori, një nga datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës, ku jo separatistët siç e përmendët ju, por çlirimtarët, së bashku me mbështetjen e forcave të NATO-s, çliruan Kosovën nga një regjim gjenocidal”, u shpreh Osmani.

Në të njëjtën intervistë, ajo theksoi nevojën për kompromis mes partive politike në Kosovë për krijimin e institucioneve të qëndrueshme.

Osmani po ashtu sugjeroi bashkëpunim me të gjitha partitë, përveç Lista Serbe.

Më poshtë gjeni intervistën:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat