Vdes një person në fluturimin Zvicër-Kosovë, policia jep detaje: Hetime për vdekjen

Aktuale

Vdes një person në fluturimin Zvicër-Kosovë, policia jep detaje: Hetime për vdekjen

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 21:40 Përditësuar në ora: 08:51 më 15.06.2026
Ilustrim

Vdes një person pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore në Aeroportin e Prishtinës

Nga: H.O.

Një person ka humbur jetën pasi i janë shfaqur probleme shëndetësore në hapësirat e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari International Airport”.

Sipas raportit policor, viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por më vonë ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kompetent.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Raporti i plotë:

HETIM MBI VDEKJEN

ANP. Adem Jashari / 14.06.2026 – 17:13. Lidhur me rastin, viktimës mashkull kosovar pasi i ishin shfaqur probleme shëndetësore i njëjti është dërguar në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. 

Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një aeroplan që po udhëtonte nga Zvicra drejt Kosovës, ku një person ka humbur jetën pak para aterimit në Kosovë.

Sipas informacioneve që ka siguruar media, viktima është një 34-vjeçar.

Pas ngjarjes, sipas të njëjtave burime, pasagjerët kanë mbetur të mbyllur brenda aeroplanit për rreth një orë, pa mundësi daljeje, ndërsa situata është përshkruar si e tensionuar.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente, të cilat kanë bërë tërheqjen e trupit nga aeroplani.

Më pas, autoritetet kompetente kanë konstatuar vdekjen e 34-vjeçarit. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat apo shkaqet që çuan në vdekjen e tij.

Tragjedi në fluturimin Zvicër-Kosovë: Vdes një person gjatë aterimit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një aeroplan që po udhëtonte nga Zvicra drejt Kosovës.

Burime të mediave kanë bërë të ditur se një person ka humbur jetën brenda aeroplanit, pak para aterimit në Kosovë.

Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura.

Autoritetet kompetente pritet të japin më shumë informacione në vazhdim.

Vijon...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat