Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në veri të Mitrovicës

Aktuale

Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në veri të Mitrovicës

Më: 15 qershor 2026 Në ora: 15:22
Fotoilustrim

Karabinierët italianë, të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it, kanë zhvilluar patrulla në Mitrovicën e Veriut.

Sipas njoftimit, këto patrulla kontribuojnë në praninë e dukshme dhe të vazhdueshme të KFOR-it në terren dhe rritin ndërgjegjësimin në të gjithë rajonin, njëkohësisht ndihmojnë për ambient të sigurt.

Njoftimi:

“Përpjekjet e tilla pasqyrojnë angazhimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe përkrahjen e lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë transparente dhe të paanshme”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat