Abdixhiku: U dakorduam të vazhdojmë komunikimin për të shmangur zgjedhjet
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit me kreun e LVV-së, Albin Kurti.
“Folëm për stabilitetin e domosdoshëm institucional dhe shmangien e domosdoshme të zgjedhjeve të ardhshme, të katërtat me radhë në më pak se 1 vit e gjysmë”.
“U dakorduam të vazhdojmë tutje me komunikim si formë e vetme për të shmangur zgjedhje të reja”.
Kurti: Takimi me LDK-në, konstruktiv – do të ketë takime tjera
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Në një konferencë për media pas takimit, Kurti tha se takimi shkoi në një atmosferë konstruktive ku tha të jenë diskutuar shumë çështje të zhvillimeve politike, pastaj të dinamikave institucionale, dhe njëkohësisht edhe orarin përpara për konstituimin e institucioneve.
“Ishte takimi i parë. I kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive për të zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit, kryesinë e më pastaj edhe për qeverinë në mandat të ri dhe presidentin apo presidenten. Kemi diskutuar për të gjitha këto, por ende nuk kemi ndonjë konkluzion apo të arritur që do të mund ta ndanim me ju”.
“Jam optimist për rrugën përpara, jam me shpresë që racionaliteti që po mbizotëron do të vazhdon të ekzistojë në këto takime, prandaj edhe po e theksoj që është takimi i parë, meqë do të ketë edhe takime tjera”, tha Kurti.
Kurti dhe Murati ballë për ballë me Abdixhikun dhe Osmanin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka shkuar në takim homologut të tij të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, bashkë me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.
Abdixhiku nuk pranoi që të deklarohet përpara takimit, duke thënë se një gjë të tillë do ta bëjnë pas takimit.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar bashkë me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, në takim me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe kandidaten e kësaj partie për presidente, Vjosa Osmani.
Kurti tha SE janë optimistë që do të kenë marrëveshje për konstituimin e institucioneve.
Abdixhiku e Osmani mbërrijnë në Kuvend për takim me Kurtin
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë mbërritur në objektin e Kuvendit për takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.
Kurti mbërrin në Kuvend për takim me LDK-në: Jam optimist
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës ku pritet të zhvillojë takim me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
I pyetur nëse është optimist për një marrëveshje me LDK-në, Kurti tha:
“Unë jam optimist sepse e kam vullnetin e mirë, dhe interesin publik, që do të thotë t’Çi konstituojmë institucvionet, t’i evitojmë zgjedhjet e reja dhe në këtë mënyrë të fillojmë të qeverisim përsëri mare e mirë sepse kemi shumë projekte për gjysmë dhe të reja që do të vijnë”, tha Kurti derisa po hynte në ndërtesën e Kuvendit.
Kurti ishte i shoqëruar sërish me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati.
Kurti s’përgjigjet nëse Vjosa Osmani është kandidate konsensuale për presidente
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk iu përgjigj pyetjes nëse Vjosa Osmani është kandidate konsensuale për presidente, por tha se është rrugës për takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja.
Kurti: Jam duke shkuar në takim me kryetarin e LDK-së
“Unë tash jam duke shkuar në takim me kryetarin e LDK-së dhe do të vazhdojmë konsultimet për konstituimin e institucioneve të reja”, tha Kurti.
Këtë deklaratë Kurti e bëri pas ngjarjes në UP Programi ndërkombëtar veror i shkëmbimit kulturor.
Publikohet fotografia e takimit Kurti-Hamza
Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrisë publikoi fotografinë nga takimi i paraditës së sotme i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së Bedri Hamza, në kuadër të konsultimeve me partitë politike për formimin e institucioneve të reja të vendit.
Kurti pas takimit me Hamzën: Bisedë konstruktive, por pa marrëveshje konkrete
Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka quajtur konstruktiv takimin me liderin e PDK-së, Bedri Hamza, por tha se nuk u arrit ndonjë marrëveshje për t’i formuar institucionet e reja.
Ai shtoi se institucionet e reja duhet të formohen në përputhje me vullnetin qytetar në zgjedhjet e 7 qershorit.
“Ishte takim i parë dhe konstruktiv që kaloi në atmosferë të vullnetit dhe interesimit për t’i dhënë institucione të reja Kosovës në përputhje me vullnetin e popullit. Aktualisht nuk mund të them se kemi ndonjë rezultat konkret, ndonjë të arritur që mund ta ndaja me publikun...Uroj që kjo frymë e konstruktivitet të vijojë edhe në vijim dhe në përputhje me afatet kushtetuese të arrijmë të konstituojmë institucionet dhe vendit t’i japim kryetar Kuvendit, qeveri të re, dhe po ashtu president të ri. Për bindjen time vullneti është aty, atmosfera duhet të vijojë të mbizotërojë dhe në këtë mënyrë mund të jemi optimist për rrugën përpara”, shtoi ai.
Nuk ka marrëveshje me PDK-në, Hamza: Jemi në opozitë
Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë si parti opozitare në procesin e formimit të institucioneve të reja. Kështu ka deklaruar kryetari Bedri Hamza, pas takimit që pati me kryetarin e LVV-së dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Partia Demokratike e Kosovës për këtë mandat është parti në opozitë, dhe ne i dëshirojmë sukses zotërit Kurti dhe të gjithë atyre që takohen, bisedojnë, t'i japin vendit institucione, duke i përfshirë të gjitha institucionet”, tha ai pas takimit në një deklaratë për media.
Hamza tha se përveç PDK-së në Kuvend janë edhe 98 deputetë të tjerë, e që sipas tij, mund të bëhet kompletimi i institucioneve.
“Nuk jemi ne palë që neve na bëhen kërkesat, sepse përgjegjësinë për krijimin e institucioneve e ka partia me numrin më të madh të ulëseve në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Të gjitha partitë e tjera politike nuk mundën me zgjedhë Presidentin pa Lëvizjen Vetëvendosje. Lëvizja Vetëvendosje duhet me zgjedhë partner sipas nevojave dhe kritereve të tyre që mundën me u gjetë në interesat e tyre për me i dhënë vendit institucione”, tha i pari i PDK-së.
Ai tha se do të bashkëpunojnë në dobi dhe në interes të qytetarëve të Kosovës dhe se vota e PDK-së do të shkojë pro për këtë interes.
“Partia Demokratike e Kosovës ka dëshmuar, edhe unë kam qëndruar, kam insistuar, kam premtuar, që vota e Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë votë 'pro' duke përfshirë marrëveshjet financiare ndërkombëtare dhe marrëveshjet e tjera që kërkojnë dy të tretat e votave e që janë në interes të Kosovës”, tha ai.
Ai tha se PDK në këto zgjedhje ka garuar me një program, prioritete të fushës së ekonomisë, mirëqenies sociale duke përfshirë rritjen e pagave.
Hamza pas takimit me Kurtin: PDK do të qëndrojë në opozitë
Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë në opozitë, tha kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ai tha se bisedat me Kurtin ishin korrekte, por i uroj atij suksese për formimin e institucioneve të reja përfshirë presidentin, duke aluduar se nuk do të përfshihen në këto diskutime.
“Bazuar në bisedat që kemi pasur dhe diskutimet normalisht korrekte qëndrimi jonë është se PDK-ja për këtë mandat është parti në opozitë. Ne i dëshirojmë sukses zotëri Kurti dhe të gjithë atyre që takohen, bisedojnë që t’i jepni vendit institucione, duke përfshirë të gjitha institucionet”, tha ai.