Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës do të ketë 41 gra deputete, që përbëjnë 34 për qind të përbërjes së përgjithshme të parlamentit, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Nga gjithsej 41 deputete, 35 janë zgjedhur me vota meritore, ndërsa 6 kanë siguruar ulëse përmes kuotës gjinore.
Në Aleancë janë zëvendësuar tri ulëse (Time Kadrijaj Albana Bytyqi, Teuta Haxhiu), në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dy ulëse (Eliza Hoxha dhe Ariana Musliu-Shoshi), ndërsa një ulëse është ndryshuar edhe në Listën Serbe(Tanja Vuljoviq).
Të dhënat tregojnë se pjesa dërrmuese e grave deputete kanë arritur të zgjidhen falë votës së qytetarëve, ndërsa mekanizmi i kuotës gjinore ka mundësuar përfaqësimin shtesë të gjashtë deputeteve.
Përfaqësimi prej 34 për qind i grave në Kuvend mbetet mbi pragun minimal prej 30 për qind të përcaktuar përmes kuotës gjinore, duke reflektuar një rritje të pjesëmarrjes së grave në jetën parlamentare.