As takimi i fundit nuk sjell zgjidhje, Kurti: Nuk kemi marrëveshje me LDK-në

Aktuale

As takimi i fundit nuk sjell zgjidhje, Kurti: Nuk kemi marrëveshje me LDK-në

Më: 5 gusht 2026 Në ora: 12:56 Përditësuar në ora: 17:35 më 05.08.2026
Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti

Përfundon takimi, Kurti : Ska marrveshje me LDK-në

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk kanë arritur marrëveshje politike më 5 gusht.

Pas takimit në ambientet e Kuvendit, Kurti tha për gazetarët se “nuk kemi lajme përderisa s’kemi marrëveshje”.

“Kur ta realizojmë marrëveshjen do të mund të ju njoftojmë”, tha Kurti.

Ndërkaq, Abdixhiku nuk është deklaruar për media pas takimit.

Kurti dhe Abdixhiku u takuan edhe një ditë më parë, por edhe pas tre orësh takim, nuk u pajtuan për një marrëveshje politike për krijimin e institucioneve.

Megjithatë, takimi i së mërkurës ndodhi disa orë pasi eksponentë të LDK-së deklaruan se partia e tyre kërkon postin e presidentit.

Sërish takohen Kurti e Abdixhiku

Pak më parë ka nisur takimi ndërmjet kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku në përpjekje për një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Lajmi në zhvillim...

Sot, Lumir Abdixhiku ka takuar Grupin Parlamentar të partisë së tij.

Dje pasdite janë takuar liderët e VV-së dhe LDK-së në përpjekje për një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Albin Kurti, pas takimit ka thënë se takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nënkryetarin e kësaj partie, Lutfi Haziri, dhe ish-presidenten Vjosa Osmani, nuk ka rezultuar me marrëveshje politike, por ka shërbyer për diskutimin e zhvillimeve aktuale dhe mundësive për bashkëpunim, raporton KosovaPress.

Abdixhiku pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, pyetet nëse do të ketë takim sot me Kurtin: Jo, s’ka takim

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ishte i pari që doli nga mbledhja, por nuk pranoi të deklarohej për mediat lidhur me temat e diskutuara.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, i pyetur nga gazetarët nëse pritet të zhvillohet një takim me kreun e VV-së, Abdixhiku u përgjigj se nuk ka asgjë tjetër nga takimi i mbrëmshëm dhe se sot nuk prite të zhvilloj takim me Kurtin.“Ju lutem, dje dhashë konferencë. Më lejoni pak kohë. Nuk ka asgjë tjetër”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët nëse gjatë ditës së sotme do të ketë takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pas raportimeve të publikuara në media, Abdixhiku u përgjigj shkurt:

“Jo, s’ka takim.”

​Gashi: Do ta diskutojmë takimin LDK-LVV, jo ndarjen e posteve

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokrtike të Kosovës, Arben Gashi deklaroi se mbledhja e Grupit Parlemantar të kësaj partie është ftuar nga kryetari, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar për takimin e djeshëm me kryetarin e ë Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Ai tha se partia nuk është duke diskutuar për ndarjen e pozitave qeveritare, por se prioritet mbetet programi dhe mënyra e qeverisjes së vendit.

Gashi tha se nuk ka vija të kuqe për bashkëpunim me subjektet politike, por theksoi se çdo vendim do të varet nga përmbajtja e programit qeverisës.

Gashi: Na kanë thirr me na tregu ccka kanë diskutuar dje

“Thash që na kanë thirr me na tregu çka kanë diskutuar dje. Sidoqoftë, në parim unë kam thënë edhe dy palë zgjedhje të e kaluara që nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt tjetër. Por duhet të shohim programin, duhet të shohim idetë, duhet të shohim të ardhmen e Kosovës, duhet të shohim se si do të qeveriset vendi, duhet të shohim cili është raporti i Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, këto janë temat kryesore. Nuk është me rëndësi cili individ se çfarë funksioni ka, apo se kush çka po grabit. Rëndësia është me pa a mundemi me bë një program për bashkëqeverisje dhe në bazë të këtij programi, pastaj kush janë njerëzit që mundet me shty përpara”, tha ai.

Ai tha se ende nuk është momenti për të diskutuar për poste kur u pyet nëse do të pranonte ndonjë pozitë në një qeveri të udhëhequr nga VV.

I pyetur nga KosovaPress lidhur me deklaratën e bashkëpartiakës, Hykmete Bajrami, se LDK po insiston në postin e presidentit, ai u përgjigj shkurt: “Përshëndes zonjën Bajrami dhe i uroj sukses”,

Ndërsa sa i përket një emri të përshtatshëm për postin e presidentit nga LDK-ja, ai tha “Ka boll”.

Gashi bëri me dije se deri para hyrjes në këtë takim, nuk ka pranuar ftesë zyrtare për seancën konstitutive të Kuvendit që mbahet të enjten nga ora 10..

Gashi: Nuk ka ftesë ende për seancën nesër

“Nuk ka ftesë ende. Mendoj se nesër është seanca. Nuk ka ftesë zyrtare prej Kuvendit. Ndoshta ka ndonjë plan tjetër me shpërndarë ftesa, por nuk e di. Ftesë zyrtare nuk ka”, u shpreh ai.

Mblidhet Grupi Parlamentar i LDK-së, Lushaku: Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban sot mbledhje, një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Para mbledhjes së deputetëve të kësaj partie, deputetja Jehona Lushaku në një deklaratë për media theksoi se kërkesa e tyre është presidenti t’i takojë LDK-së.

“Ju e dini që LDK gjithmonë ka thënë që institucionet kryesore të vendit duhet të sigurojnë një balanc mes fuqisë politike, partive politike... edhe në këtë kuptim kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së, në kuptimin që të diskutojmë së bashku për gjithë pushtetin dhe pastaj të bëhet ndarja në mënyrë proporcionale”, u shpreh ajo. 

Hykmete Bajrami: Presidenti nga LDK do siguronte balancim të pushteteve

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, pak para mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, ka deklaruar se kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, sipas saj, ka insistuar në postin e presidentit të vendit.

Sipas saj, nëse LDK merr këtë pozitë, do të kishte balancim të pushteteve në Kosovë.

“Kryetari i LDK-së me të drejtë m’u duk që insiston në pozitën e presidentit, dhe mendoj që pozita e presidentit do të siguronte një balancim të pushteteve në Kosovë dhe do të ishte një siguresë për Kosovën si dhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Bajrami.

Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Te shohim çka u bisedua dje

Para nisjes së mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, ka folur edhe deputeti i zgjedhur Avdullah Hoti.

“Të dëgjojmë se çka kanë biseduar dje”, deklaroi Hoti për Klan Kosovën.

Ai u pyet nga gazetarja Qëndresa Bellagoshi, se nëse do të pajtohet me vendimet e partisë?

Hoti u përgjigj:

“Ta shohim. Do të na informojnë sot se çka u bisedua dje”, shtoi ai.

Mbrëmë u takuan kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të arritur një marrëveshje politike për konsolidimin e institucioneve të vendit.

Por, ky takim nuk prodhoi asnjë marrëveshje.

Haziri: Koha po thërret për normalitet dhe stabilitet politik

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se vendi ka nevojë për normalitet dhe stabilitet politik.

Haziri foli para takimit të Grupit Parlamentar të LDK-së dhe në prag të seancës për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Ne sot e kemi takimin e Grupin Parlamentar, nesër është konstituimi i Kuvendit, legjislatura e re.Koha po thërret që të ndërtohet normalitet, stabilitet politik në këtë Republikë. Roli ynë është me dhënë këtë kontribut. Tani gjithçka varet nga zhvillimi i bisedimeve”, tha Haziri.

Bajrami: Jam për një marrëveshje të mirë për Kosovën dhe LDK-në

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar mundësinë për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo tha se nuk ka marrëveshje të arritur deri më tani, ndërsa shtoi se Lumir Abdixhiku duket që po insiston që posti i presidentit t’i takojë LDK-së, transmeton Klankosova.tv.

“Kryetari i LDK-së me të drejtë m’u duk që insiston në pozitën e presidentit, dhe mendoj që pozita e presidenteve do të siguronte një balancim të pushteteve në Kosovë dhe do të ishte një siguresë për Kosovën si dhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Bajrami.

Ndër të tjera ajo shtoi se Kurti momentalisht po ofron disa pozita në ministri, që sipas saj, pas disa javësh mund t’i rimarrë.

“Ajo që mund të them është se jam kategorikisht kundër shkuarjes prapë në zgjedhje, dhe jam për një marrëveshje të mirë, që është marrëveshje e mirë për Kosovën por edhe për LDK-në”, u shpreh deputetja e zgjedhur.

----

Një ditë pas takimit konsultativ me Albin Kurtin dhe një ditë para seancës konstituive të Kuvendit, Lumir Abdixhiku do të mbledhë sot grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Burime të medias bëjnë me dije se çështjet e diskutuara dje dhe hapat që do të ndërmerren nesër gjatë seancës janë në mesin e pikave që do të diskutohen në këtë takim.

Kujtojmë se kryetari i LDK-së u takua dje me atë të LVV-së, për të diskutuar çështjet që preokupojnë shtetin, me rastin e zgjidhjes së emërimit të presidentit.

Pas takimit gati tri-orësh me Kurtin, Abdixhiku, deklaroi se partia e tij ka hyrë në diskutimet politike me vullnet të mirë, duke respektuar rezultatin e zgjedhjeve dhe me synimin për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Ishte një takim i mirë dhe konstruktiv. Diskutuam për çështje programore, politike dhe për vizionin strategjik të së ardhmes. Do të vazhdojmë përpjekjet që edhe në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara”, u shpreh Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat