Policia e Kosovës me vetura të reja hibride – 15 automjete shpërndahen në njësitë policore

Aktuale

Policia e Kosovës me vetura të reja hibride – 15 automjete shpërndahen në njësitë policore

Nga: bota sot Më: 10 gusht 2026 Në ora: 22:32
Vetura të reja hibride të Policisë së Kosovës, të cilat do të shpërndahen për nevojat e njësive policore në drejtoritë rajonale.

Policia e Kosovës ka vazhduar me pajisjen e njësive të saj me automjete të reja, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe afrimit të policëve të lagjes me qytetarët.

Sipas njoftimit të Policisë, të hënën janë ndarë 14 vetura të reja hibride për sektorët ku shërbejnë policët e lagjes, të cilat do të përdoren për mbulimin e zonave sektoriale në të gjitha drejtoritë rajonale.

Një veturë tjetër është ndarë për Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore.

Image
Vetura e Policisë

Policia thekson se pajisja me automjete të reja synon ta bëjë më të shpejtë dhe më efikase punën në kuadër të Policimit në Bashkësi dhe t'u mundësojë zyrtarëve policorë të jenë më afër kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

Sipas Policisë së Kosovës, investimi është pjesë e përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e besueshmërisë dhe transparencës institucionale.

Image
Policia e Kosovës
Image
Policia e Kosovës
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat