LDK-ja tërhiqet nga posti i presidentit, Abdixhiku: Qëndrojmë në opozitë

Aktuale

LDK-ja tërhiqet nga posti i presidentit, Abdixhiku: Qëndrojmë në opozitë

Nga: A.M. Më: 13 gusht 2026 Në ora: 17:36 Përditësuar në ora: 18:32 më 13.08.2026
Lumir Abdixhiku

Abdixhiku: Le ta thërrasin menjëherë seancën konstituive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së grupit të deputetëve të kësaj partie, tha se është vendosur të hiqet dorë nga çdo kërkesë, përfshirë edhe të për president në funksion të zhbllokim të situatës.

Ai këtë qëndrim e paraqiti në konferencë për media.

Ai tha se LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale. Theksoi se nuk e duan asnjë ministri dhe le t’i mbajë të gjitha VV-ja.

Abdixhiku po ashtu tha se përgjigja e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit ishte ofertë për pjesëmarrje pa peshë e pa përgjegjësi.

Abdixhiku: Oferta e Kurtit për pjesëmarrje në Qeveri ishte pa peshë, për përgjegjësi pa ndikim

“Lëvizjes Vetëvendosje ia kemi njohur të drejtën për të udhëhequr Qeverinë dhe Kuvendin. Për LDK-në kemi propozuar përgjegjësinë e institucionit të presidentit, kështu në pikëpamjen tonë do të kishim dhe stabilitet institucional, qeverisje të qëndrueshme dhe promovim të vlerave demokratike. Ndarja e balancuar nuk ishte për të goditur njëri-tjetrin. Fatkeqësisht, përgjigja e saj nuk ishte ofertë partneriteti, ishte ofertë për pjesëmarrje pa peshë, për përgjegjësi pa ndikim dhe për prani dekorative. LDK-së i ishin ofruar vetëm tri ministri dhe zëvendëskryeministri. Për një grup parlamentar kjo përgjigje ishte disproporcionale. Nuk mund ta pranonim një ofertë të tillë, prandaj refuzuam. Refuzimi fatkeqësisht nxiti edhe betejën publike nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai.

Kryetari i LDK-së theksoi se do të tërhiqen nga një marrëveshje politike dhe LDK nuk e do asnjë post shtetëror.

Sipas tij, LDK është e gatshme të bisedojnë për zgjedhjen e një presidenti të Republikës së Kosovës, një president që i takon popullit e jo një partie.

Abdixhiku: LDK heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri dhe nga posti i presidentit

“Ne nuk do të lejojmë që fati i Republikës të lidhet me kërkesa tona. Prandaj, për të çliruar procesin dhe për të hapur rrugë zgjidhjes në interes shtetërorë, LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojmë pa asnjë përfitim politik. LDK heq dorë për çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri, le t’i mbajë të gjitha Lëvizja Vetëvendosje, heqim dorë për kryetar të Kuvendit. Heqim dorë edhe nga kërkesa për të udhëhequr postin e presidentit. Meqë LVV po vlerëson se nuk ka nevojë për LDK si partnere, atëherë nuk do ta ketë LDK-në. Në rrethana të tilla ne do qëndrojmë opozitë. Pavarësisht këtij qëndrimi nuk do ta shndërroj në bllokadë, jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjedhjen e një presidenti. Për këtë kontribut, LDK nuk kërkon asnjë pozitë. Le ta zgjedhim të gjithë bashkë presidentin që mbron Republikën dhe Kushtetutën”, tha ai.

Abdixhiku tha se seanca konstituive e Kuvendit duhet të thirret sa më parë, duke shtuar se tash Lëvizja Vetëvendosje e ka përgjigjen e LDK-së.

Abdixhiku: Le ta thërrasin menjëherë seancën konstituive

“Nga ky moment zgjedhja është e qartë. LVV mund të zgjedh stabilitetin institucional përmes një presidenti që e zgjedhim bashkërisht dhe të qeverisë me shumicën e vet ose të dërgoj vendin drejt një krize të re, përplasje shumë më të rëndë vetëm se nuk pranon kompromis. Nuk ka asnjë nevojë të vonojë në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, le ta thërrasin menjëherë seancën konstituive. LDK ka bërë zgjedhjen e vet, kemi zgjedhur republikën para pozitave”, tha Abdixhiku.

Kjo deklaratë e kryetarit të LDK-së erdhi pas disa takimeve me kryetarin e LVV-së Albin Kurti. Abdixhiku kishte kërkuar për LDK-në pozitën e presidentit, por që nuk ishte pranuar nga Kurti.

PDK dhe Aleanca kanë kërkuar që nesër të thirret seanca konstituive e Kuvendit.

Abdixhiku: LDK heq dorë nga posti i presidentit, qëndrojmë në opozitë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pas mbledhjes së grupit parlamentar se partia e tij ka vendosur të tërhiqet nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri, përfshirë edhe kërkesën për postin e presidentit.

Abdixhiku tha se kërkesa për postin e presidentit ishte bërë me qëllim të ndërtimit të një ekuilibri institucional në vend.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i kishte propozuar LDK-së një rol që e cilësoi si “dekorativ” në qeveri, me vetëm tri ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit.

“Vetëvendosje kërkonte prani dekorative të LDK-së në qeveri, ku LDK-së i janë propozuar vetëm tri ministri dhe zëvendëskryeministri. Ne refuzuam një nënshtrim të tillë”, tha Abdixhiku.

Ai deklaroi se pas refuzimit të këtyre kushteve, LVV nisi, sipas tij, një betejë publike ndaj LDK-së.

“Koalicionet ndërtohen në bazë të besimit”, u shpreh Abdixhiku.

Në përfundim, kreu i LDK-së bëri të ditur se partia do të heqë dorë nga çdo kërkesë për përfshirje në qeveri dhe nga kërkesa për postin e presidentit.

“LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri dhe heqim dorë nga kërkesa për presidentin. LVV nuk do ta ketë LDK-në si dekor. LDK qëndron në opozitë”, deklaroi Abdixhiku.

LIVE: Abdixhiku: Tri ministri dhe një zëvendëskryeministër nuk ishin të pranueshme për LDK-në

Nga: A.M.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij kishte kërkuar një përfaqësim më të drejtë dhe proporcional në një qeverisje të përbashkët, duke theksuar se propozimi për vetëm tri ministri dhe një pozitë të zëvendëskryeministrit nuk ishte i pranueshëm.

Abdixhiku ka thënë se, për të garantuar funksionimin demokratik dhe të qëndrueshëm të institucioneve, LDK-ja kishte kërkuar pjesëmarrje me përgjegjësi dhe me kompetenca të qarta në qeverisje.

Sipas tij, një grup parlamentar prej 48 deputetësh kërkonte një përfaqësim që do të ishte proporcional me rezultatin zgjedhor dhe me nevojat e vendit.

“Na u propozuan vetëm tri ministri dhe një zëvendëskryeministër. Por një grup parlamentar prej 48 deputetësh të pozitës ishte disproporcional në rezultatin zgjedhor dhe në nevojat e Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka bërë të ditur se LDK-ja kishte kërkuar tri ministri, gjashtë zëvendësministra, pozitën e zëvendëskryeministrit dhe një rol më të fuqishëm në konstruksionin ekzekutiv.

“Ne kërkuam të kishim një forcë më të angazhuar dhe më të përgjegjshme, që do të na mundësonte ta çonim vendin përpara”, është shprehur ai.

Abdixhiku ka thënë se për këtë arsye LDK-ja e kishte refuzuar propozimin që i ofronte Vetëvendosjes vetëm tri ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit, ndërsa kryeministrin palës tjetër.

Sipas tij, ky propozim përfundimisht e kishte përcaktuar edhe rrjedhën e mëtejshme të negociatave.

“Prandaj refuzuam një propozim të tillë për tri ministri, zëvendëskryeministër për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministër për palën tjetër. Dhe gjithçka. Propozimi i papranueshëm në fakt e zgjidhi betejën”, ka deklaruar Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat