Kurti: Të tronditur me rastin në Vlorë, jemi në kontakt me autoritetet në Vlorë

Aktuale

Kurti: Të tronditur me rastin në Vlorë, jemi në kontakt me autoritetet në Vlorë

Nga: H.O. Më: 16 gusht 2026 Në ora: 15:56
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti në një postim të tij në Facebook ka shprehur keqardhje për rastin që ndodhi në një hotel në Vlorë, ku si shkak i zjarrit kanë mbetur të lënduar katër shtetas të Kosovës.

Kurti thotë se është në komunikim të vazhdueshem me autoritetet në Shqipëri, transmeton "Bota sot".

Postimi i plotë:

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë.

Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri. Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat