​Aksident në punë në KEK, një punonjës pësoi lëndime të rënda

Aktuale

​Aksident në punë në KEK, një punonjës pësoi lëndime të rënda

Më: 16 gusht 2026 Në ora: 22:27
Fotoilustrim

KEK-u konfirmon se sot, në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, ka ndodhur një aksident i rëndë në punë, me ç’rast një punonjës ka pësuar lëndime të rënda.

“Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar Policia e Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa njësitë përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme.

Për shkak të veprimeve që janë duke u zhvilluar dhe nevojës për njoftimin e familjarëve, në këtë fazë nuk mund të japim hollësi të tjera.

KEK do të njoftojë me kohë, pas konfirmimit të plotë të rrethanave nga organet kompetente”, thuhet në nioftimin e KEK-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat