KEK: Njësia A3 ndalet për shkak të një defekti teknik

Aktuale

KEK: Njësia A3 ndalet për shkak të një defekti teknik

Më: 18 gusht 2026 Në ora: 09:09
Fotoilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK-u) ka njoftuar se për shkak të një defekti teknik të evidentuar në Njësinë A3, është bërë ndalimi i kontrolluar i njësisë.

Sipas KEK-ut, ndalimi është bërë në ora 22:17, si masë parandaluese, me qëllim të shmangies së dëmtimit të mëtejshëm të pajisjeve.

Ndalimi është ndërmarrë si masë parandaluese, me qëllim të ruajtjes së gjendjes teknike të pajisjeve dhe krijimit të kushteve të sigurta për ndërhyrjen dhe sanimin e defektit”, thuhet në njoftim.

KEK-u ka bërë të ditur se ekipet profesionale janë duke punuar për trajtimin e situatës dhe sanimin e defektit.

Njësia A3 pritet të rikthehet në operim pas përfundimit të ndërhyrjeve të nevojshme dhe verifikimit të kushteve të sigurta për punë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat