Kurti para takimit me Abdixhikun: Shkojmë me mirëbesim dhe në atmosferë pozitive

Aktuale

Kurti para takimit me Abdixhikun: Shkojmë me mirëbesim dhe në atmosferë pozitive

Më: 18 gusht 2026 Në ora: 16:28
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur optimist para takimit të sotëm me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kurti tha se në takim do të diskutohet për mundësinë e bashkëpunimit për konstituimin e institucioneve të reja të Kosovës.

“Do të takohemi me udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetarin Lumir Abdixhikun, dhe do të shohim se si mund të ecim bashkë përpara, në mënyrë që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të”, deklaroi Kurti.

Ai theksoi se takimi pritet të zhvillohet në frymën e mirëbesimit dhe në një atmosferë pozitive.

“Natyrisht, me mirëbesim dhe në një atmosferë pozitive, si gjithmonë”, tha Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat